Ashtu si në çdo njësi vendore, edhe në Laprakë, kryetari i PD i kushtoi vëmendje të veçantë të rinjve. Përtej diskutimit të problemeve që kanë çuar në krizë çdo perspektivë për rininë më Shqipëri, Basha tha se ne duhet t’u kthejmë besimin të rinjve tek vota dhe politika. Për këtë ne kemi propozuar listat e hapura, që votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.

“Kënaqësi gjithmonë të takosh, të bisedosh dhe të ndash ide me të rinjtë. Angazhimi, përfshirja dhe motivimi i të rinjve në jetën publike, është shpresa për të ndryshuar Shqipërinë.

Ata kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim dhe një jetë më të mirë.

Ne duhet t’u kthejmë besimin të rinjëve tek vota dhe politika. Për këtë ne kemi propozuar listat e hapura, që votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë, zgjedhjen e  presidentit nga populli dhe pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale, lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit.

Politika e vjetër dhe klientët e tyre brenda dhe jashtë politikës  po bëjnë gjithçka për ta ndaluar. Por siç nuk e ndaluan dot rininë të rrezonte rregjimin komunist, ashtu nuk do të mund ta ndalojnë as sot të sjellin ndryshimin që duan dhe presin shqiptarët”, – shkruan Basha krahas fotos me të rinjtë në Njësinë 11 në Tiranë.

https://www.facebook.com/100044557144125/posts/pfbid036rsYfSwJJZFZ9XyWPXSmfaV4vzSLCrEraZLUrV82WNEZWCSMdL9EbCerRa9AgQ1Tl/?mibextid=cr9u03