Në Klos, kreu i PD, Lulzim Basha, pa nga afër këtë të dielë nivelin e varfërisë në mungesën e blerjeve në tregun e këtij qyteti. Basha takoi tregtarë që kthenin mallin sërish në shtëpi dhe blerës pa buxhet që nuk merrnin dot as gjysmën e atyre që duhen për familjen e tyre pasi buxheti nuk u mjafton.
Kreu demokrat bisedoi me shumë tregtarë e qytetarë për situatën e vështirë ekonomike që ka sjellë edhe emigrimin masiv në Klos e jo vetëm.
“Në Klos tregtarët presin blerësit e munguar, e ata pak blerës që erdhën marrin shumë pak gjëra pasi buxheti i vogël në dispozicion nuk ua mundëson të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre. Ky është realiteti prej vitësh, dhe tregtarët detyrohen ti kthejne sërish në shtëpi shumicën e produkteve të tyre.
Ata përballen sot me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sekrorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesën e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.”, – tha Basha.
E për të ndryshuar këtë situatë sipas Bashës “sot është jetike ti jepet fund pandëshkueshmërisë, të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë, shqiptarëve tu kthehen mbrapsht.”
Basha tha se lufta ndaj korrupsionit është jetike për Klosin dhe gjithë Shqipërinë.