Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase Bano, ka kujtuar deputetët e ekzekutuar nga diktatura komuniste në vitin 1947. Me anë të një postimi në facebook, Tase ka publikuar emrat e të ekzekutuarve, ku shprehet se deputetët që u pushkatuan ishin intelektualë, mendje të ndritura, të shkolluar në universitetet perëndimore.
Ajo më tej thotë se për fatin e keq, komunizmi është prezent edhe sot, jo vetëm si hije, por si mentalitet, veprim, gjykim, vendime dhe në këtë parlament dhe në qeversje.
Postimi i plotë:
10 Tetor 1947 ekzekutimi i Deputetëve:
1.Shefqet Beja (me varje)
- Enver Sazani (me vdekje)
- Sheh Karbunara (me vdekje)
- Selaudin Toto (me vdekje)
- Irfan Majuni (me vdekje)
- Tefik Deliallisi (me vdekje)
- Hysen Shehu (me vdekje)
- Salim Kokalari (me vdekje)
- Sulo Konjari (15 vjet burg)
- Ramazan Tabaku (me vdekje)
- Gjovalin Vlashi (burg përjetë)
- Rustem Sharra (burg përjetë)
- Xhevat Xhafa (burg përjetë)
- Rram Marku (burg përjetë)
- Beqir Çela (me vdekje)
- Riza Alizoti (me varje)
- Sulo Klosi (me varje)
- Paolo Saggioti (me vdekje)
- Foto Bala (burg përjetë)
- Abdyl Kokoshi (me vdekje)
- Shefki Minarolli (burg përjetë)
- Pertef Karagjozi (me vdekje)
- Mehmet Prishtina (me vdekje)
- Agathokli Xhitoni (me vdekje)
Një nga historitë më të dhimbshme dhe tragjike të periudhës komuniste në Shqipëri.
Të gjithë deputetët e dënuar ishin personalitete me kontribut të spikatur në shoqërinë shqiptare.
Deputetët që u pushkatuan ishin intelektualë, mendje të ndritura, të shkolluar në universitetet perëndimore. Ata vinin nga familjet që krijuan identitetin tonë kombëtar ndër vite, firmëtarë të pavarësisë, prandaj ata dhe historia e tyre duhej të shuheshin. Ata besonin në vlerat perëndimore dhe me kurajo vendosën të përballen me diktaturën komuniste duke sakrifikuar jetën në emër të lirisë së çdo shqiptari. Ata u ekzekutuan, familjet e tyre u dënuan, u internuan në kampet e përqëndrimit.
Për fatin e keq, komunizmi është prezent edhe sot, jo vetëm si hije, por si mentalitet, veprim, gjykim, vendime dhe në këtë parlament dhe në qeversje.
Sot përulemi para vlerave më të larta që përfaqëson Grupi i Deputetëve.