Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë takimeve në bashkinë Dimal, është ndalur për të vizituar edhe familjen e Shaban Tafës në fshatin Arrëz. Basha shprehet se situata e vështirë ekonomike bën që banorët e zonës ta kenë akoma më të vështirë jetesën.
Kryedemokrati gjithashtu thotë se PD është pranë tyre dhe do të bëjë gjithçka për të zhbërë këtë model të dështuar qeverisës.
Postimi i plotë:
Pasdite u ndala në familjen e Shaban Tafës, në Arrëz të bashkisë Dimal.
Situata ekonomike është e vështirë dhe banorët e zonës e kanë gjithnjë e më të pamundur të përballojnë jetesën në këto kushte, me çmime përherë e më të rritura.
Mungesa e vëmendjes së qeverisë nuk ka goditur vetëm ekonominë familjare, por edhe infrastrukturën, e cila rëndon në zhvillimin e një jete normale, e bërë edhe më e rënduar nga problematikat e shumta me ujin, paçka se kjo zonë kufizohet nga tre lumenj. Dëgjova me vëmendje këto probleme por edhe propozimet e tyre për ta ndryshuar këtë situatë. Ne jemi pranë tyre dhe do të bëjmë gjithçka për të zhbërë këtë model të dështuar qeverisës. Një ndryshim që do të vijë përmes fuqizimit të qytetarëve dhe forcimit të llogaridhënies së pushtetarëve.
#partiademokratike #nëshërbimintuaj