Kryetari i PD, gjatë ditës së sotme në Lushnje i ka kushtuar vëmendje të përsekutuarve dhe të dënuarve politikë të diktaturës, pasi Lushnja dhe fshatrat përreth u përcaktuan si vendi kryesor i internimeve dhe ndëshkimeve mizore nga ana e regjimit komunist. Basha ishte në familjen e persekutuar të Ramadan Toskës, ku tha se vuajtjet dhe sakrificat e tyre janë busulla jonë morale, njohja dhe nderimi i kalvarit të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre janë jetike për rimëkmbëjen shpirtërore të kombit tonë.
Postimi i Bashës:
“I nderuar të isha për vizitë në familjen e Ramadan Toskës, i persekutuar politik.
Për dekada Lushnja dhe fshatrat përreth u përcaktuan si vendi kryesor i internimeve dhe ndëshkimeve mizore nga ana e regjimit komunist. Në kampet e kësaj zone vuajtën dënimin 30 mijë burra, gra, vajza, djem dhe të mitur. Vuajtjet dhe sakrificat e tyre janë busulla jonë morale, njohja dhe nderimi i kalvarit të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre janë jetike për rimëkmbëjen shpirtërore të kombit tonë.”