Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjodhi Dimalin këtë të shtunë, për të vijuar turin e tij. Me një postim në rrjetet sociale Basha është shfaqur në një kafe mëngjesi me disa banorë të kësaj bashkie, nga ku më pas do të vazhdojë takimet derë më derë, ku sot fokusin kryesor në këtë Njësi vendore do ta ketë bujqësia dhe fermerët.
“Mirëmëngjes nga Dimali ☕️☀️“, – shkruan Basha në Facebook.