Basha: Agresioni i papaprovokuar, krimi që Putin ka lryer dhe po kryen ka një faturë të jashtëzakonshme mbi Ukrainën në dëmin e pallogaritur të jetëve njerëzore të humbura të plagosura, të gjymtuara nga lufta, në dëmin e pronës publike e private. I njëjti agressor ka një rrjet të aseteve të veta, në vendet e G7 me një vlerë mbi 300 miliardë dollar, janë asete të Shtetit rus. Detyra ime si raporter i Këshillit të Europës është hartimi i një kuadri që do t’I propzohet vendeve anëtare por dhe vendeve jo-anëtare të Këshillit të Europës, me anë të cilit këto fonde të vihen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Për mua është një përgjegjësi e madhe dhe një besim i madh dhe është hera e parë që Shqipëria ka një raporter për një çështje kaq të rëndësishme. Dëmet duhen filluar nga ai që ka shkaktuar këtë dëm. Është një punë voluminoze dhe e komplikuar, por mendoj se do ja dalë me sukses kësaj pune. SHBA dhe BE paguajnë 1 miliardë euro në ditë për Ukrainën. Është një përgjegjësi që e marrë me kënaqësi dhe si një shenjë besimi ndaj PD të Shqipërisë.