Kryetari i PD, Lulzim Basha, bisedoi sot me Luan Pirolin dhe vizitoi plantacionin e tij me ullinj, qershi, mollë etj.
“Shqipëria, – tha zoti Basha, – ka njerëz punëtorë dhe një potencial të jashtëzakonshëm që ne duhet ta shndërrojmë atë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët.
Siç theksoi kryetari i PD, sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.
“Babëzia e kësaj qeverie, nuk kurseu as fondet e BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për restorante, vila e resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre”, – theksoi Basha
Zoti Basha bëri të ditur se për Partinë Demokratike, bujqësia është një nga sektorët prioritarë që kërkon vëmendje dhe mbështetje financiare nga qeveria.
Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë të mrekullueshëm dhe për këtë ka nevojë për kontributin e çdo qytetari që e do këtë ndryshin,- u shpreh kryetari Basha gjatë bisedës me fermerin Piroli.