Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu, ka reaguar në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2024. Bakiu shprehet se buxheti reflekton në mënyrën më të plotë politikën domethënëse të një shteti, ndersa ky buxhet nuk është i tillë.

Ajo më tej thotë se buxheti për arsimin ka pësuar përsëri ulje per vitin 2024, pasi qeveria ka para për të paguar për PPP-të korruptive
por jo për te rritur buxhetin e arsimit
dhe për të mbēshtetur studentët.

Postimi i plotë:

Buxheti i shtetit reflekton në mënyrën më të plotë politikën domethënëse të një shteti. Buxheti është akt politik. Buxheti nuk është shifer por është vendimmarrje dhe duhet t’i shërbejë qytetarëve .

Por ky buxhet nuk është i tillë. Viti 2023 shënonte buxhetin më të ulët për arsimin duke e radhitur Shqipërinë në vendet e fundit në rajon .Kjo tregon dështimin qeveresië në arsim ,mjekësi ,ekonomi e kudo.

Buxheti për arsimin ka pësuar përsëri ulje per vitin 2024,pasi qeveria ka para
për të paguar për PPP-të korruptive
por jo për te rritur buxhetin e arsimit
dhe për të mbēshtetur studentët.

Ketë e tregojnë edhe shifrat e projekt-
buxhetit të cilat në zërat për arsimin para universitar, universitar dhe
kërkimin shkencor ka pësuar sërish ulje:

~ Arsimi Bazë: – 130 milionë lekë
(-9 %).
Arsimi i Mesëm: – 100 milionë lekë (-8.6 %).
Arsimi Universitar: – 392 milionë lekë (-33.2 %).
Fonde për Shkencën: – 248
milionë lekë (-45.1 %).