Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, shprehet se qeveria ka monopolizuar edhe aktivitetin e ditës së Arbëreshëve dhe atë të Diasporës, pasi nuk I ka bërë ftesë opozitës të jetë e prasnishme. Zoti Çollaku thotë se Arbëreshët dhe Diaspora jonë nëpër botë janë pjesë e pandashme e identitetit tonë kombëtar dhe duhet të tejkalojë çdo përkatësi partiake apo politike.
Sipas tij, njoftim nuk është çuar edhe në institucionet parlamentare siç është nënkomisioni Parlamentar i Opozitës që të jenë të pranishme në këtë aktivitet.
Reagimi i plotë I nënkryetarit të Pd, Kreshnik Çollaku:
Monopolizimi qeveritar i diteve Arbereshe dhe te Samitit te Diaspores, nje banalitet i shemtuar. Sapo eshte hapur ne Tirane, nje aktivitet mbi ditet Arbereshe dhe me pas ditet e Diaspores.
Arbeshet dhe Diaspora jone neper bote jane pjese e pandashme e identitetit tone kombetar. Kjo rendesi tejkalon cdo perkatesi partiake apo politike.
Por ne menyre te neveritshme,dhe thellesisht percarese Qeveria eshte kujdesur qe asnje perfaqesues i Opozites te jete i pranishem ne kete aktivitet.
Asnje njoftim asnje perfshirje edhe per institucionet parlamentare sic eshte NenKomisioni Parlamentar i Diaspores.
Kjo eshte e turpshme,kjo eshte percarese.
Perpjekja bajate e Qeverise sot per te fshire totalisht cdo perfaqesues te Opozites ne aktivitetet qe lidhen me Diasporen shqiptare ne bote,eshte tregues i forte i degradimit insitucional,etik,dhe racional te nje maxhorance e nje qeverie thellesisht e degraduar ne permbajtje dhe ne forme.
Partia Demokratike do te mbeshtese me prioritet interesat e Diaspores,Partia Demokratike do te luftoje deri ne fund per te drejtat e Diaspores mbi te gjitha per te drejten e votes se Diaspores.
Une sot u kerkoj te gjithe shqiptareve ne Diaspore ne cdo skaj te globit, te refuzoje e te percmojne sjelljen percarese te Qeverise se Edi Rames sot.
Percmojini keta qyqare te zhytur ne korrupsion e mediokritet.