Forumi Rinor i Partisë Demokratike, ka nisur punën për riformatimin e strukturave në të gjithë vendin, pjesë e ringritjes së PD.
Në këtë kuadër, nën drejtimin e Sekretarit për Rininë në PD, Blendi Sula, u zhvillua një takim me steukturat drejtuese të FRPD në Tiranë.
Takimi u zhvillua në selinë e PD dhe diskutimi u fokusua tek procesi i organizimit të gjithë strukturave të FRPD në Tiranë, dhe më pas në të gjithë degët e vendit.
Drejtuesit e degëve të FRPD Tiranë, diskutuan për çështje të ndryshme dhe shprehen
angazhimin e plotë për procesin e ringritjes së PD si shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
FRPD po përgatitet për procesin zgjedhor që do të zhvillohet shumë shpejtt pasi rinia është shpirti dhe zemra e Partisë Demokratike.
“E filluam me kryetarët e FRPD të Tiranës. Rinia është zemra dhe shpirti i PD dhe si e tillë duhet të kthehet në një fuqi të madhe elektorale. Në Tiranë janë të gjitha mundësitë që rinia të luajë një rol vendimtar në zgjedhjet e ardhshme”, – u shpreh sekretari për Rininë në PD, Blendi Sula.