Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar Kongresin e Manastirit, ku shprehet se është është një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë kombëtare. Zoti Basha thotë se delegatë, nga të gjitha krahinat shqipfolëse pavarësisht besimit fetar, prejardhjes apo orientimit politik, ata vendosën gurin e themelit të unitetit tonë kombëtar me alfabetin që përdorim sot e kësaj dite.

 

Postimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Kongresi i Manastirit është një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë kombëtare. Delegatë, nga të gjitha krahinat shqipfolëse pavarësisht besimit fetar, prejardhjes apo orientimit politik, ata vendosën gurin e themelit të unitetit tonë kombëtar me alfabetin që përdorim sot e kësaj dite.

Kjo ngjarje e madhe mbetet një dëshmi e fortë për nivelin e lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët.

Sot ndërsa kujtojmë me nderim e përulje figurat e patriotëve dhe intelektualëve që organizuan këtë kongres, jemi krenar për vendin që shqiptarët kanë sot në çdo fushë  dhe rolin e rëndësishëm kudo ku ata jetojnë.