Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet në Parlamentin Europian, ku ka biseduar me eurodeputetë dhe drejtues të Parlamentit Europian. Zoti Bash aka diskutuar për domosdoshmërinë e procesit të integrimit të vendeve të rajonit në BE, ndërsa një vend të veçantë në takime zuri Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë.

Kreu i PD, gjithashtu vlerësoi përkushtimin e Parlamentit Europian dhe qasjen e tij ndaj Kosovës, si dhe e cilësoi shumë të rëndësishëm një hetim i shpejtë e i plotë i ngjarjeve në Bajnskë për të nxjerrë para drejtësisë organizatorët dhe urdhëruesit e sulmit ndaj policisë.

 

Postimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:

 

Ditë intensive në Parlamentin Europian diskutime për situatën në Shqipëri dhe Rajon.

 

Në biseda me eurodeputetë dhe drejtues të Parlamentit Europian diskutuam për domosdoshmërinë e procesit të integrimit të vendeve të rajonit në BE. Një vend të veçantë në takime zuri Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë. Vlerësova përkushimin e PE dhe qasjen e tij ndaj Kosovës dhe zhvillimeve të fundit. Është shumë i rëndësishëm një hetim i shpejtë e i plotë i ngjarjeve në Bajnskë për të nxjerrë para drejtësisë organizatorët dhe urdhëruesit e sulmit ndaj policisë.

 

Sot është më e rëndësishme se asnjëherë, që vendet anëtare të BE dhe NATO, të cilat ende se kanë njohur Kosovën ta ndërmarrin një hap të tillë si interes për paqen dhe rajonin në Europë. Në diskutime dhe debate të veçanta në Parlamentin Europian u diskutua për sigurinë dhe të ardhmen e Rajonit dhe Europës përballë kërcënimeve të sigurisë.