Shqiptarët e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin zjarrin në Parlament, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAK-un, e disa të tjerë përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, SEKRETARI PËR PROGRAMIN DHE DEPUTETI ARBI AGALLIU
Përshëndetje te nderuar qytetarë!
Sot parlamenti i Shqipërisë do duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti.
Sot në Parlamentin e Shqipërisë do duhej të diskutehej mbi projektbuxhetin.
Të diskutohej mbi shpenzimet marramendëse të kësaj qeverie ku shumica e tyre shkojnë për PPP e koncesione korruptive dhe aspak për hallet dhe problemet reale të qytetareve.
Sot në parlamentin e Shqipërisë nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën.
Në të vërtetë, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjere përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.
Te dashur qytetar!
Janë rreth 7 miliard euro të cilat janë parashikuar të shpenzohen në 2024. Asnjë hapsirë e lejuar në seancë plenare dhe në komisione parlamentare për të diskutuar lidhur me këto shpenzime. Arsyeja është e qartë se kush e pengon dhe se kush i jep oksigjen kujt. Një skenar i përbashkët bllokimi.
Partia Demokratike, distancohet fort nga dhuna dhe bojkoti.
Partia Demokratike vijon në shërbim të qytetarëve, jo vetëm me dorëzimin e amendamenteve por edhe me denoncimin çdo ditë të këtij buxheti klientelist.
Ju faleminderit!