Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka denoncuar sërish rrugën e Arbrit, pasi siç shprehet ai është rrugë që nuk mbaron kurrë. Çollaku shprehet se kjo rrugë është një tallje me dibranët dhe një abuzim me besimin dhe taksat e qytetarëve.

 

Reagimi i plotë:

Rruga e Arberit, rruga që nuk mbaron kurrë.
Një përzierje, neglizhence, korrupsioni,, cinizmi njerëzor.
Rruga e Arbrit një tallje me dibranët, matjanët, bulqizakët.
Rruga e Arbrit, një abuzim me besimin dhe taksat e qytetarëve.
Sonte 300 qytetarë janë rrezikuar seriozisht në Rrugën qe nuk mbaron.
Çdo ditë, çdo muaj, dhjetëra qytetarë humbasin jetën në rrugën që nuk mbaron, jashtë çdo cilesie e garancie.
Zyrat e propagandës së qeverisë nuk e fshehin dot skandalin, shpejt dikush do të përgjigjet për këtë situatë, para drejtësisë.