DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA ORJOLA PAMPURI

Siuata e rëndë e krijuar ne ne gjithe vendin per shkak te “Stuhisë Ciaran” zbuloi edhe një herë paaftësine e qeverisë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore.

Mekanizmat institucionalë dhe ligjore që fillojnë me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dështuan sërish në parandalimin e dëmeve që priteshin.

Pasojat e Stuhisë që goditi Italinë fqinje ishin të paralajmëruara dhe të ditura për të gjitha institucionet përgjegjëse që nga Agjencia Kometare e Mbrojtes Civile, Shëebimi Metreologjik Ushtarak dhe Bashkitë.

As edhe një masë parandaluese nuk u ndërmor gjtaë javës që shkoi, duke nxjerrë zbuluar paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e  qeverisë dhe bashkive të drejtuara nga socialistët.

Ura të shëmbura, rrugë të shkatërruara  e deri përmbytje të lagjeve të Tiranës,  Durrësit e qyteteve të tjera.

Duke nisur që nga Erion Veliaj që paralajmëron qytetarët pasi përmbytet Tirana e deri tek Rruga e Arbrit që nuk mbaron kurrë, qeveria bën vetëm një punë: bilancin e dëmeve dhe jo parandalimin e tyre.

Për fat dhe jo për meritë të institucioneve, nuk ka patur dëme në jetë njerëzish por vetëm material.