Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, ku iu parashtroi atyre projektin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në bashkëpunim me aleatët strategjikë, për të ndërtuar të ardhmen që të rinjtë meritojnë, këtu në vendin e tyre.

 

“Ne jemi një parti që e konsiderojmë futjen në BE si interesin më të lartë kombëtar, për Shqipërinë dhe për Kosovën. Zgjidhja përfundimtare e të gjithë problemeve 100 vjeçare të Kombit shqiptar, në vizionin tonë, është futja e të gjithë vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian. Dhe në kuadër të kësaj kemi edhe këto propozime. Në fund të fundit, çfarë janë? Plotësimi i kritereve të Bashkimt Europian për kapitujt e rendit dhe sigurisë dhe të drejtësisë, të konkurrencës, të drejtave politike, luftës kundër korrupsionit. Si mund të na ndihmoni? Me angazhim politik.”, – u shpreh Basha gjatë bisedësme studentët.