Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar njё takim me profesionistë të rinj.
“Në vënd që qeveria të mbështesë dhe të stimulojë profesionistët bizneset e të rinjëve ajo po i shtyn drejt emigrimit”, – theksoi kryetari i PD.
Zoti Basha theksoi se “sikur të mos mjaftonte situata e rëndë ekonomike e pamundësia, së fundmi kjo qeveri ka vendosur që më shumë se 30 mijë profesionistë të lirë të paguajnë tatim mbi të ardhurat e tyre vjetore në të njëjtat fasha si një biznes i madh. Nga njëra anë kjo qëvëri kërkon të pengojë në mënyrë antikushtetuese studentët e mjeksisë të zgjedhin vetë të ardhmen e tyre, nga ana tjetër po përze profesionistët me rritje taksash dhe korrupsionin që ka përpirë zë gjithë këtë qeverisje”.
Zoti Basha u ndal dhe tek vendimi i fundit i spak për inceneratorin e Tiranës. Duke vleresuar punën e SPAK, Basha tha se “ai nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund aferës prej 430 milionë euro të Inceneratorëve, sepse njeriu që mban bashkë fijet e krimit dhe korrupsionit është Edi Rama. SPAK nuk duhet të hezitojë të çojë para drejtësisë këdo që ka abuzuar me besimin e shqiptarëve me paratë e tyre”.
Basha tha se kush ka abuzuar me fondet dhe me pasuritë e shqiptarëve, me besimin e shqiptarëve, të shkojë para drejtësisë. Dhe për këtë, Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut.
Basha theksoi se krahas inkurajimit dhe mbështetjes së SPAK, PD ka çuar në parlament dhe projktligjin për vetingun e politikanëve, përmes të cilit synon të largojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin nga politika.
“Kush e justifikon pasurinë e vet dhe të familjes së vet, të vazhdojë. Kush nuk e justifikon, nuk mund të vazhdojë më të jetë përfaqësues i interesave të qytetarëve”,- theksoi Basha
Ai shtoi se “përballja pa kompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e emigrantëve janë udhërrëfyesi i PD në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë”, – tha kryetari i PD.