REAGIMI I DEGËS SË PARTISË DEMOKRATIKE, KRUJË:

Projekti i autostradës Thumanë-Kashar veç shifrës së madhe të atakueshme nga ekspertët e ekonomisë si koncesion, protestave të banorëve për shpronësimet, rrezikohet nga një tjetër skandal, atë të izolimit të 85 mijë banorëve të Bashkise Krujë dhe gjithe bizneseve perreth.

Partia Demokratike Krujë, duke marrë shkas nga shqetësimi i banorëve dhe ankesat e tyre ngritur pranë nesh për izolim të tyre si pasojë e mungesës së daljeve nga rruga, apelon për transparencë dhe kërkon nga strukturat shtetërore, firma që po kryen punimet, që të bëjnë publike projektin final të këtij investimi.

Eshtë fakt tashmë, që sipas informacioneve se kjo problematikë kthehet në kosto jo vetëm për banorët e zonës, por edhe qytetarët që vijnë nga veriu i Shqipërisë, Kosova sepse nuk ka dalje nga Thumana deri në Rinas dhe për të mbërritur në Krujë do të duhet të shkohet njëherë në Qafë Kashar e më pas të kthehesh për në qytetin historik dhe kulturor të Krujës të cilin e vizitojnë me dhjetëra mijëra turistë. Mungesa e parashikimit të daljeve nga autostrada nxjerr jashtë funksionit mijëra biznese të vogla dhe të mëdha duke iu dhënë atyre kosto.

Partia Demokratike Krujë, i kërkon Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Kryeministrit Edi Rama që të ngrihen në përgjegjësinë e detyrës, të ushtrojnë funksonet e tyre për të bërë transparencë projektin për qytetarët të cilët janë të shqetësuar, por edhe si detyrim ligjor në kuadër të informimit. Reagimi i institucioneve sot do të sqaronte dhe qetësonte 85 mijë banorët e zonës, qytetarët që vijnë nga rrugët e veriut, madje dhe Kosova dhe Mali i Zi për atë çfarë i pret pas përfundimit të investimit.

Sipas PD dega Krujë, transparenca është jetike kjo transaprencë. Ne apelojmë dhe presim të ketë reagim të institucioneve shtetërore sepse në të kundërt do të ketë natyrshëm reagim qytetar ndaj këtij skandali nëse është e vërtetë sikurse flitet. I bej thirrje dhe institucionit Bashkise Kruje qe ketu nuk behet fjale per Politike po per interesin e 85 mij banoreve e mijera bizneseve qe dalin jashte funksioni.