Sekretari për Sigurinë Kombëtare në PD, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në burgun e Peqinit, ku u vra një i burgosur dhe u plagos një tjetër.

Zoti Gjunkshi shprehet se kjo ngjarje dëshmon vetëm pasigurinë në këto ambiente dhe pasquron cënimim e rendit publik.

 

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR SIGURINË KOMBËTARE NË PD, XHEMAL GJUNKSHI

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në burgun e Peqinit ku u vra një i burgosur dhe u plagos një tjetër, nuk dëshmon vetëm pasigurinë në këto ambjente. Ngjarja pasqyron cënim të rendit, sigurisë publike dhe një realitet tensioni të rënduar të shoqërisë. Po sot në Tiranë dy të rinj u plagosën nga një adoleshent, ngjarje kjo e përsëritur dhe në qytete të tjera.
Shkaqet e rendit të tronditur tashmë dihen pasi varfërisë së madhe, papunësisë dhe mungesës së një Strategjie efikase kundër krimit i shtohet edhe filozofia e kryeministrit dhe e qeverise me moton * kokën e njëri tjetrit le të hanë*. Por në fakt kjo situatë “po i han kokën ” ekonomisë, stabilitetit kombëtar dhe integrimit europian
Sepse investitorët vendas e të huaj nuk shohin siguri dhe besim tek institucionet, sepse turistët nuk mund të vizitojnë një vend ku krimi godet në mes të ditës dhe në mes të qendrës, ku parlamenti është përfshirë nga flaka e gazi, ku në burgje shpërthejnë armët dhe ku banesat e bizneset vidhen e grabiten.
Rendi dhe siguria duhet të mbahen me strategji vizion dhe masa konkrete, me zyrtarë e punonjës me integritet dhe jo me propagandë pompoze nga ministrat dhe zyrtarët e qeverisë. Shqipëria e 2023.