Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet gjatë komunikimit në Instagram edhe për luftën e Kosovës dhe për drejtuesit e UÇK.

 

Zbardhja e videos:

Po besoj se po. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë, mbrojtëse pikërisht ndaj atyre që kryen krime më çnjerëzore ndaj popullatës të pambrojtur civile. Ka qenë një luftë, e thënë me fjalë të tjera për të mbrojtur pragun e derës, njerëzit e shtëpisë dhe besojmë në pafajsinë e tyre dhe besoj se edhe në fund të këtij procesi, gjykata do të njoh pafajsinë e tyre. Asgjë nuk mund ta njollos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lidershipit të saj.