REAGIMI I ANËTARES SË KRYESISË SË PD, DEPUTETJA ERALDA TASE BANO

 

Dita ndërkombëtare e arsimit duhet të shërbejë si një moment reflektimi për ҫka po ndodh ҫdo ditë.

Arsimi është në krizë. Të rinjtë po largohen dhe degët e mësuesisë nuk po preferohen më. Mësuesit janë të pambështetur në shumë raste dhe ngritja e ҫmimeve të shportës i vendos ata në presion të vazhdueshëm duke ndikuar dhe te cilësia e jetesës së tyre e për rrjedhojë te cilësia e mësimdhënies.

Qeveria ka dështuar me arsimin.

Ka dështuar me pedagogët të cilët ende dhe sot kanë pagat më të ulëta në rajon.

Ka dështuar me politikat të cilat do duhet të nxisnin qëndrimin e të rinjve në vend.

Ka dështuar në akreditimin e programeve.

Ka dështuar me ligjin e arsimit të lartë duke reduktuar autonominë e universiteteve dhe duke centralizuar pushtetin.

Ka dështuar në mbështetjen e kërkimit shkencor.

Ka dështuar në krijimin e kampuseve që u premtuan në kohën e protestës së studentëve.

Një sistem arsimor i katandisur si mos më keq nuk mbjell gjë tjetër veҫse mjerim dhe boshatisje. Shqipëria po mbetet bosh. Djemtë që duhet të ishin nëpër bankat e univeristeteve apo dhe të shkollave profesionale, sot janë nëpër gomone, kamione e kontenitorë duke ikur fshehurazi e duke lënë pas vetëm dhimbje e plagë.