Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci, në kuadër të 20 shkurtit:

 

Dosjet famëkeqe të sigurimit të shtetit vazhdojnë të luajnë një rol në kontrollin politik të shoqërisë. Ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë si në kohën e diktaturës, por në mënyrë indirekte. Ndaj PD ka dërguar në parlament prej kohësh një propozim I cili synin lustracionin, pra hapjen e plotë të dosjeve edhe si një shërbim ndaj shoqërisë, por edhe si eleminim ndaj atyre që akoma kontrollojnë në mënyrë të paligjshme dosejet e sigurimit të shtetit për të ushtruar presion mbi faktorë të rëndësishëm të shoqërisë. Hapja e dosjeve është një premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD dhe sot është dita t’i kërkojmë ndjesë shqiptarëve, e në veçanti të përndjekurve politikë në këtë dështim, pa asnjë ekzagjerim epokal. Në veçanti, në periudhën që po përjetojmë të ringjalljes së rivaliteteve të vjetra gjeostrategjike, të ringjalljes së aspiratave sunduese të Rusisë Putiniste dhe aleatëve të vet të fshehur në Ballkanin Perëndimor, me zi fshihen tani kanë filluar të dalin dhe hapur, siç është Serbia e Vuçiçit, është jetike që institucionet përkeatëse, autoritetet në bashkëpunim me institucionet shqiptare të ligjzbatimit dhe të zbulimit të ekspozojnë agjenturën e KKB-së dhe UDB-së në Shqipëri. Ekspozimi I agjenturës jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri, nuk është hap që thjesht duhet të ndërmerret në funksion të transparencës, por dhe në funksion të një qëllimi shumë më të madh që është siguria kombëtare. Natyrisht kjo është një thirrje që I drejtohet institucioneve, por PD do të hedh dhe hapin konkret të institucionalizimit të kërkesës që këto dy rrjete të agjenturës dhe rezidenturës të dy shërbimeve ndë më armiqësoret ndaj interesave kombëtare dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë të mos gëzojnë më mbrojtjen e pakuptimtë që I jepet duke I mbajtur të fshehta emrat, të dhënat e këyre dy organizatave të cilat nuk kanë pasur asnjëherë një qëllim tjetër përveç sabotimit, minimit të interesave kombëtare, shqiptare.