Reagimi i deputetit të PD, Arbi Agalliu:

 

A janë më të fajshëm një grua, burrë a i ri që ka protestuar se kjo qeveri po i shkatërronte shtëpinë, apo zyrtarët e korruptuar që i kanë pirë gjakun këtij vendi dhe që kjo qeveri kërkon t’i amnistojë?!

 

Ata që kërkojmë ne të amnistohen janë protestuesit që u ngritën për të mbrojtur të drejtat e tyre, ata që kërkoi kjo qeveri janë zyrtarët që i vjedhin çdo ditë ata.

 

Morali i kësaj qeverie janë kriminelët që i veshi me pushtet dhe të korruptuarit që abuzojnë me pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.

 

Çudi që Ulsiu, meqë qenka kaq i interesuar për protestuesit e pas 2020, nuk solli amendament për ta, por për zyrtarët e korruptuar.

 

Është e kuptueshme që Edi Rama dhe qeveria e tij ka vetëm një interes: si t’i bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatave, dhe të falë zyrtarët e vet të korruptuar.

 

Mesazhi i tyre për drejtësinë është i qartë: “Ju dënoni, ne lirojmë!”

 

Harrojeni!