PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS 11 TË PD, TIRANË

 

 

-Së pari dua ta nis me një mirënjohje nga zemra që keni bërë në këto dy vite jashtëzakonisht të vështira. Dhe rikthehemi fal qëndresës tuaj, ndaj për këtë keni mirënjohjen e thellë jo vetëm timen, por të të gjithë shqipzarëve që presin ndryshimin për të dalë nga këtë gjendje të zezë ku ndodhen

-Mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar duke marrë rrugën pa kthim. Këta bij nënash nuk largohen për luks, por për mbijetesë. Sot kemi dy Shqipëri, njera ajo e ekraneve që mburet dhe trumbeton të dhëna që as haen, as jetohen. Shumica tjetër janë ata që mallkojnë gjëmën më të madhe që mund t’i ndodh një familje, largimin e bijve të tyre. Njerëzit mund të falin shumë gabime të rënda, por jo shkatërimin e mijëra familjeve shqiptare.

– Janë taksat më të larta në rajon, është buxheti më i madh por që asgjë nuk pikon për qytetarët, për sipërmarrjet, për pemsionistët, për shëndetësinë.

-Lufta për interesa personale për dy vite brenda PD, ka ardhur me një faturë shumë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një pjesë prej nesh e ka përjetuar atë kohë kur Shqipëria nuk kishte opozitë. Ne nuk mund dhe nuk duhet të kthehemi në atë kohë. Tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri lpas tjetrit, i janë turur për ta sulmuar. Dhe kjo nuk është kohë për dilema, por për qëndrime të qarta: e mbështesim apo jo drejtësinë.

-Përballë kemi një kastë politikanësh që për 33 vite nuk kanë pyetur për ligjin. Ndaj, këta politikanë duhet t’i pyesim: Duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un? Tani që drejtësia ka nisur të veprojë, duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un. E kuptojmë Edi Ramën që është bërë pishman për drejtësinë e re. A nuk është kjo koha që opozita t’i qëndrojë në krah për të vënë para ligjit pandëshkueshmërinë. Si mund të jesh kundër drejtësisë, kur je kindër korrupsionit? PD e ka zgjidh këtë dilemë, 100% në mbështetje të SPAK-ut dhe drejtësisë.

-Ne e dimë se Edi Rama nuk e do Reformën Zgjedhore. Është treguar i sinqertë, e ka thënë, e dua kështu siç është. Dhe kështu siç është e mban po të dojë, shqiptarët nuk zgjedhin kansidatin që duan, barazi vote nuk do ketë, procesi është provuar në çdo raport që është problematik dhe e mban. Por kemi dikë tjetër që nuk e thotë, do apo nuk e do, por e bllokon procesin e Refoemës Zgjedhore. Nuk është e njëjta gjë? Tjetri thotë nuk e dua, tjetri e bllokon reformën zgjedhore. Me paturpësinë më të madhe, drejton gishtin nga PD. Janë në një mendje me Edi Ramën, duke e bllokuar tash një muaj komisionin e reformës zgjedhore, që mos të vijnë të dëgjohen shoqëria civile, institucionet vendore, institucionet ndërkombëtare, që të pyeten duhet apo sduhen listat e hapura, barazia e votës, votimi elektronik dhe votën e emigrantëve.

-Kemi lindur si parti euroatlantike dhe do të qëndrojmë të tillë. Kemi lindur si parti properëndimore dhe do të qëndrojmë të tillë. Këtë keni bërë ju për dy vite. Këto dy vite kanë pasur anën e tyre të errët, por kanë pasur dhe anën e tyre të mirë, PD tashmë mund të jetë një ofertë për Shqipërinë. PD po harton një program me ekspertë të vendas dhe të huaj, i cili do t’i vij në ndihmë çdo shtrese të shoqërisë. Së dyti, ky që kemi nisur nuk është një proces formal, por po mëtojmë për të dalë me një program dhe me një ofertë për t’u kthyer në shpresë për shqiptarët.

– Lapraka është një zone e Tiranës ku jeta është bërë e vështirë. Ne e dimë se pabarazia është një normalitet sot. Dhe kjo vjen për shkak të përqendrimit të pushtetit politik, ekonomik dhe mediatik. Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjidhjen. Unë në fakt mund të them që ne shumë thjesht mund të mos merreshim me program. Të zgjidhnim 140 sharës në parlament dhe të

zbraznim fjalorin e pasur të gjuhës shqipe në sharje. Por kjo nuk është rruga e drejtë. Prandaj qëndruat ju, sepse ju besoni që doni një kulturë të re politike. Dhe PD do ta sjellë politikën me fytyrë njerëzore. Ndaj sfida e parë është t’i kuptojmë hallet e qytetarëve dhe t’u themi se kemi zgjidhjen për ta.