Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, ka përcjellë një mesazh për besimtarët një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Basha ndërsa iu uron agjërim të lehtë, uron që për Shqipërinë dhe shqiptarët më shumë besim e shpresë, më shumë paqe e harmoni, më shumë drejtësi e vëllazëri, më shumë dlirësi e humanizëm.
Urimi i kryetarit të PD, LulzimBasha:
Të dashur vëllezër e motra të besimit islam që nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!
Ju uroj të gjithëve më shumë besim e shpresë, më shumë paqe e harmoni, më shumë drejtësi e vëllazëri, më shumë dlirësi e humanizëm.
Shërbeftë ky muaj i shenjtë për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e faljeve ndaj Zotit, për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzime për çdo familje shqiptare.
Uroj që sakrifica hyjnore e këtij muaji, të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për të gjithë agjëruesit dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!