Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar anëtarët e rinj të kryesive dhe kryetarët e zgjedhur në degët Pogreadec, Maliq dhe në degën 14 në Tiranë. Në postimin e tij në facebook, zoti Basha shprehet se demokratët kanë ditur të tregojnë lidership të vërtetë jo vetëm me qëndrimet e tyre por edhe me krijimin e një vizioni dhe orientimi të ri në politikë.
Postimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:
Falenderime të sinqerta për demokratët në të gjithë Shqipërinë , që në një periudhë të vështirë për vendin dhe për Partinë Demokratike kanë ditur të tregojnë lidership të vërtetë jo vetëm me qëndrimet e tyre, por edhe me krijimin e një vizioni dhe orientimi të ri në politikë.
Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore, në Pogradec – Seit Myftari, në Maliq – Astrit Kolonjari dhe në Degën 14 në Tiranë – Adriatik Shehu!
Partia Demokratike e Shqipërisë është duke përfunduar organizimin e saj strukturor në të gjithë degët e vendit dhe shumë shpejt do të paraqesim përpara shqiptarëve programin dhe vizionin tonë për vendin.
Përmirësojmë sot veten, për të ndryshuar nesër Shqipërinë! Ngrihemi fuqishëm.