FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË SEANCËN PLENARE

 

Të dashur bashkëqytetarë, zonja dhe zotërinj deputetë, tek dëgjon fillimin e kësaj seance pothuajse harron 6 muaj. 6 muaj, 1/8 e kësaj legjislature të kaluarashtu siç kaloi dhe pyetja e parë që çdo shqiptar bën: a ishin këta more këto 6 muaj apo ishin të tjerë? Po gjithsesi, për shqiptarët rëndësi ka një parlament me të vërtetë funksional. Pyetja është çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu? Jo këta, por shqiptarët. Dhe çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit siç me të drejtë krenohet taksavënësi më i madh në historinë 34 vjeçare të vendit, 7 miliardë euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, por si do të shpenzohen këto para, çfarë do të marrin dhe pse nuk do të marrin pensionistët, pronarët, fermerët, këtë nuk patëm shansin ta diskutojmë. Sikundër miliona euro u hoqën nga fondi i kompensimit për të mbushur një tjetër gropë të krijuar nga arbitrariteti i kësaj qeverie.

 

Ligji për komisionet hetimore u ndryshua duke vendosur një precedent të papranueshëm në 34 vite të pluralizmit shqiptarë, duke e zvogëluar deri në zerim efektivitetin e komisioneve hetimore për transparencë dhe si një paradhomë e ndjekjes penale. Por zonja dhe zotërinj, dëmi më i madh është ai që nuk duket. Ndonëse sot është një ditë e veçantë për atë dëm. Pas një viti, vendi do të jetë në fushatë zgjedhore, kodi zgjedhor në përfitim të shqiptarëve është sakrifica më e madhe, fjilimi më i madh në emër të këtyre 6 muajve denormalizim e normalizim.

 

Ndaj sot para se të nisni punimet, kam një thirrje: Hiqni dorë për një moment nga agjendat tuaja të ngushta partieke, nga interesat tuaja personale dhe jepini shqiptarëve deri në fund të këtij muaji një komision të reformës zgjedhore, me parametrat siç kanë qenë gjithmonë dhe me një vendimmarrje mbi propozimet që gjenden aty tash e 2 vite dhe mos përsërisni skandalin e 2008-ës, që erdhi pas një tjetër skandali dhe gjëme dhe shkaktoi një gjëmë edhe më të madhe. Thirrja ime është para se të procediojmë me këtë rend dite, të shprehemi me zë dhe me votë për diçka që çdokush që i dhimbset ky vend, që shqetësohet për fatin e demokracisë, që shqetësohet edhe më shumë për fatin ezgjedhjeve të ardhshme kërkon nga ky parlament reformë zgjedhore për qytetarët dhe jo për politikanët.

 

 

PJESA E DYTË E FJALËS SË KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË SEANCËN PLENARE

 

 

Zonja kryetare për dike që ka pasur për 2 vite rolin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore duhet të kishit treguar pak më shumë durim. Pas 6 muajsh sjellje vërdallë të propozimeve të opozitës, sot duhet të kishit guximin të dilnit para shqiptarëve të shpreheshit me një po ose jo të qartë, e jo të bënit lojëra si kryetari i grupit tuaj apo si ministrja përgjegjëse për Parlamentit. Lojërat e fjalëve nuk pinë më ujë. Shqiptarët duan të dinë se çfarë qëndrimi keni ju për propozimet tona dhe smund të gënjeni as me ndohmën e gënjeshtarëve të tjerë që ka 2 vite që komisioni nukka produkt, sepse produktin e keni aty. Produktin e keni brenda. Në dhjetor të 2022-it paketën e parë, në nëntor të 2023-it paketën e dytë. E para kundër vjedhjes së votës, kundër përdorimit të administratës shtetërore dhe aseteve shtetërore, për ndëshkimin e praktikave korruptive që kanë shënuar zgjedhjet e kaluara sipas raporteve të OSBE-ODIHR dhe paketa e dytë që po kështu e keni brenda, por s’keni dëshirë ta diaskutoni e aq më pak të bëni transparencë ndaj qytetarëve për listat e hapura, votimin elektronik, numërimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë zgjedhore. Është e qartë pjesa më e dhimbshme për qytetarët, më e shtrenjtë që donin t’i impononin demokracisë, votuesve dhe shqiptarëve në tërrësi, është pazari i heshtur i ineteresave të ngushta për t’u mbërthyer pas karrigeve, të mbërthehen pas servilizmit ndaj kryetarit të partisë, produkt i kushtetutës së 2008-ës. Dhe po ka të drejtë zonja ministre, se kemi ngritur zërin atëherë. Duhet të keni sinqeritet, unë kam kërkuar ndjesë ndonëse atëherë përgjegjësitë i kisha të tjera, po e kërkojë ndjesën sot edhe si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, sigurisht paksa edhe shpresonim edhe ndryshimet kushtetuese do të ndryshonin cilësinë e parlamentarëve të Shqipërisë, në fakt e përkeqësuan atë dhe shkaëtrruan balancat kushtetuese, institucionale dhe na sollën këtu në këtë sallë, në këtë teatër kukullash ku nuk ka rëndësi se çfarë thuhet dhe çfarë bëhet sepse gjithçka vendoset jashtë kësaj salle, kundër shqiptarëve për interesat e ngushta të një grushti njerëzish që nuk bëjnë as një të dhjetën e grupit tuaj parlamentar siç e dimë fare mirë nëntë të dhjetat e grupit tuaj parlamentar. Kjo s’është demokraci. Ndaj ky është momenti, 6 muaj teatër, ky është momenti t’i jepni fund teatrit. Është e qartë që vendimin e keni marrë, dallohet në ato që thoni dhe në ato që nuk thoni, por shqiptarëve j’ua keni borxh tani, në rendin e ditës tani. Të hishni propozimet institucionale të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të kërkoni votën e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë në mënyrë që çdo shqiptar ta kuptoj, jeni pro listave të hapura, apo kundër listave të hapuram jeni pro votës së diasporës apo kundër votës së diasporës, jeni pro votimit dhe numërimit elektronik, apo kundër votimit dhe numërimit elektronik.