PJESË NGA INTERVISTA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË EMISIONIN “KJO JAVË” NË NEWS 24
Listat e hapura i shërbejnë dy qëllimeve: në raport me qytetarët sepse u mundësojnë qytetarëve të çojnë në Parlament atë që dëshirojnë dhe jo atë që u përcakton kryetari i partisë. Dhe nga ana tjetër dhe e kuptoj që me këtë prek shumë nerva në veçanti të kryetarëve aktual të formacioneve politike, diktojnë dhe një realitet shumë më të sakt sesa primarja më masive. Pse, sepse një listë e hapur do të thotë se cili ka më shumë vota brenda partisë. Ky mund të jetë kryetari i partisë, por mund të mos jetë kryetari i partisë. Mund të jetë një tjetër grup deputeteësh dhe deputetesh. Pra në këtë mënyrë rinovon, ripërtërit edhe elitën politike brenda partive politike. Dhe natyrisht nxit konkurrencën e brendshme, nxit që çdokush që aktualisht është në pozita përgjegjësie, të vayhdojë të qëndrojë në kontakt me njerëzit në mënzrë që të meritojë besimin e njerëzve.
Nuk ka asnjë shans që Gjykata e Apelit të marrë vendim kundër PD. Ndaj për fat të keq po shohim histeri jashtë çdo etike politike dhe komunikimi që në fakt nga njëra anë tregon nervozizëm dhe nga ana tjetër një përpjekje të dobët për t’iu imponuar gjykatës. Gjykata do të vendos, ndërsa thirrja jonë është që pala tjetër të pranojë vendimin e gjykatës. Ndërsa nga ana tjetër ne kemi besim 100% që asgjë nuk do të ndryshojë në realitetin ligjor. Realiteti politik ështtë diçka tjetër. Realiteti politik është, nuk mund të sugjestionosh publikun me akrobacira. Ishim këtu, shkojmë aty, vijmë, shkojmë. Publiku nuk matet, forca mbështetëse nuk matet me akrobacira të tilla. Publiku në mënyrë pothuajse unanime mbështet listat e hapura, vettingun për politikanët, votën e diasporës, këtu gjendet dhe hapësira për bashkëpunim dhe për bashkim.
Ka qenë shumë e vështirë, jo vetëm për mua, por edhe për demokratët. Kemi nxjerrë shumë mësime. Politika e ka të nevojshme rinovimin. Listat e hapura u shërbejnë dy qëllimeve, sepse u lejojnë qytetarëve të çojnë në Parlament atë që duan, jo atë që zgjidhet nga kryetari. Kjo nxit konkurrencën e brendshme. Në kushtet e demokracisë shqiptare kjo duket pak utopike, por ne kërkojmë të rivendosim fijet e këputura mes përfaqësuesve dhe zgjedhësve.
Kemi një PD dhe një pjesë që iu mbivendos interesave të demokratëve për një axhendë personale. Dalja nga kjo situatë ndodh duke bashkuar forcat rreth interesit publik dhe atij të demokratëve. Nuk bëhet fjalë për bashkime mekanike. Bashkimi i PD bëhet përmes parimeve, reforma zgjedhore, qëndrimi ndaj drejtësisë dhe partneriteti me Perëndimin. Këtu jemi të hapur. Duhet të mendojmë çfarë është e mirë për PD dhe shqiptarët, jo interesat personale. Në thelb, ajo që na ndan dhe ajo që mund të na bashkojë në fund është çfarë është e mirë për shqiptarët është e mirë për PD, për shqiptarët ka nevojë për rotacion dhe PD duhet të hedhë hapat drejt rotacionit.
PD do të nisë evidentimin e kandidatëve për deputetë. Brenda majit do organizojmë një Kuvend programor, ku do të shpalosim programin politik dhe qeverisës të PD-së. Vendimmarrjet e PD-së janë udhëhequr gjithmonë nga interesi publik. Beteja jonë nuk është e lehtë. Ikja e shumë njerëzve lidhet me faktin se ka persona që ndjekin interesa të tyre dhe nuk duan të ndjejnë përgjegjësi mbi supet e tyre. Ne jemi koherent si PD zyrtare. Ne nuk bëjmë diçka për karriget tona, por ne besojmë tek interesi i shqiptarëve. Dera është e hapur për këdo që reflekton
PD zyrtare është problem real për Ramën. E vërteta është se protestat nuk na kanë çuar asgjëkund. Edhe PS-në kur ishte në opozitë nuk e çoi kund, e gjitha është humbje energjie. Nëse bëjmë protestë, patjetër do mblidhnim shumë njerëz. Dua të them se më 20 shkurt u bë një protestë dhe u tha se do ishte dita e fundit e Ramës. Por, protestuesit u zhgënjyen sepse nuk ishte dita e fundit e Edi Ramës. Nuk është e rëndësishme kjo, por duhet të hapim mendjen dhe të mendojmë si përcaktohet shumica.
Protestat kanë rezultat, por ngacmon nervin e shoqërisë, por aktualisht nuk kanë rezultat. Unë kam organizuar protesta në krye të PD-së, që kishin rezultat, ndërsa tani kemi protesta hije. As ata nuk janë në gjendje të detyrojnë Edi Ramën për diçka. Shumica dërrmuese e qytetarëve nuk do që Rama të jetë më kryeministër. Një program serioz na çon në qeverisje. Po, në Shqipëri numri i njerëzve që duan rotacion politik është më i madh se i atyre që duan status quo.
Ajo që kërkojmë në radhë të parë është që shqiptarët kudo që jetojnë të kenë mundësinë efektivisht të shkojnë të votojnë për Parlamentin. Jo thjesht të drejtën, por mundësinë. Dhe kjo s’mund të bëhet duke u thënë shkoni votoni në Ambasadë, apo duke u thënë shkoni çojeni në postë, se dihet që posta kontrollohet nga qeveria. Prandaj po them Shqipëria një zonë zgjedhore, kemi thënë votimi elektronik, numërimi elektronik që kryhet përmes pajisjeve siç e kemi parë në 4 palë zgjedhje të thjeshta dhe të menaxhueshme dhe këto të vendosen me marrëveshje me shtetet ku ka shumicë shqiptare, të vendosen këto në ambiente publike ku ka shkolla, zyra postare e tjerë. Ka shembuj të vendeve të tjera dhe shqiptarët shkojnë dhe votojnë me kartën e tyre të identitetit. Pra, nuk ka nevojë për regjistrim paraprak që të dalin, siç del kryeministri sot dhe thotë “nuk janë regjistruar, kemi vështirësi t’i regjistrojmë”. Çdo shqiptarë, çdo shtetas mbi 18 vjeç shkon i drejtohet vendit të votimit dhe voton në kutinë elektronike për Shëipërinë një zonë zgjedhore dhe këto vota janë të barazvlefshme me shqiptarët që jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë. Normalisht kjo pastaj do të vendos në presion partitë politike se si do të përfaqësohen. Si do të arrijnë t’i mbledhin këto vota dhe afër mendsh që një pjesë e kandidatëve për deputetë duhet të burojnë në veçanti në zonat ku ka një përqendrim të madh të komunitetit të shqiptarëve siç janë në zonat e Athinës, Selanikut, Milanos, Italisë në tërrësi.Londrës, Neë Yourkut, Detroitit, etj. Pra po të ketë vullnet jemi në kohë ende mund të realizohet vota e diasporës.
Gjyqin me Edi Ramën për denoncimet që kam bërë për Olsi Ramën e kam çuar në Apel dhe pres që Apeli ta vendos në bazë të së drejtës, mendoj që jam në të drejtën time. Ndërsa për akuzën që siç e thatë vet është shpalosur që në vitin 2018 nga ana ime, pres që drejtësia, SPAK-u të bëjë zbardhjen e plotë.
Është një akuzë që e kam bërë unë në vitin 2018-të dhe ajo që kërkoj sot është që drejtësia të bëjë zbardhjen e saj të plotë. Është e njëjta gjë që kam kërkuar në vitin 2018-të. Denoncimi publik është forma më e lartë që mund të bëjë dikush dhe unë i kam bërë thirje drejtësisë që atëherë të bëjnë punën e tyre dhe e përsëris sot.
Në 16 prill asambleja Parlamentare do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe kjo është një arritje e vonuar në pikpamjen time, sepse ka pasur inetera politike për ta mbajtur zvarrë procesin. Por është fal Kosovës, fal mbështetjes së aleatëve të Kosovës që ne ia kemi dalë t’i tejkalojmë këto pengesa dhe në 16 prill pritshmëria ime është që Kosova do të marrë dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare për anëtarësimin e saj të plotë në Këshillin e Europës. Nuk është hapi final, hapi final i takon Këshillit të Ministrave. Por kam besim se sinjali që do të çojë asambleja Parlamentare me votën për anëtarësimin e Kosovës në 16 prill do të jetë një mesazh i fuqishëm edhe për Këshillin e Ministrave për të bërë aktin finl. Dhe ky do të jetë një moment i veçant jo vetëm për simbolikën, por shumë prej këtyre që janë përpjjekur, Serbia kryesisht dhe disa miq të tyre në asamble që janë përpjekur ta shmangin këtë, kanë mbetur pa tekst. Ke interes të mbrosh minoritetin serb, ja ku e ke Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, anëtarësia e Kosovës mbron të drejtat e minoritetit serb. Ke synim të forcosh autonominë e komunave me shumicë serbe, ja ku ke Kongresin e autoriteteve lokale pjesë e Këshillit të Europës. Pra anëtarësia e Kosovës ndihmon edhe forcimin e autonomisë lokale dhe zgjidhjen e shumë problematikave të tjera. Pra në asnjë hap anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës nuk dëmton askënd, por ndihmon këdo, ndihmon edhe ata që pretendojnë se janë të shqetësuar për të drejtat e minoritetit serb në Kosovë.