Reagimi i plotë i sekretarit të përgjithshëm të PD, Enkelejd Alibeaj:

 

Meqë dita e marrëveshjes “së madhe” filloi paradite me sakrifikimin e reformës zgjedhore, ja edhe efekti tjetër që po gatuhet (ende pa mbaruar dita). Ngushtimi i objektit të hetimit të komisionit parlamentar të koncensioneve të shëndetësisë, nga 4 në 2 është pazari i radhës mes Foltores dhe Ramës.

Të katër koncensionet në shëndetësi, ai i dializës, check up-it, pajisjeve të laboratorëve dhe sterilizimit janë abuzive dhe dëmtojnë interesat e qytetarëve.

Selektimi për hetim vetëm i sterilizimit dhe check-up-it (SPAK ndërkohë e mbaroi hetimin e tyre) dhe lënia jashtë hetimit i dializës dhe laboratorëve, është pazar dhe arsyet e vërteta i dinë ata që para 6 muajsh e nisën kërkesën për të hetuar 4 koncencione, e sot bëhen gati të votojnë vetëm për 2.

Bojkotuan muaj të tërë parlamentin, ndezën revolucionin me tymuese duke u shitur për interesat e oligarkut të radhës. E megjithatë të vërtetën nuk e fshehin dot sado te mundohen!