Urimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë!

 

Mirënjohje për gratë, për nënat dhe motrat, falë sakrificës së të cilave jeta njerëzore bëhet më e bukur.

 

Kontributi më i madh për gratë dhe vajzat është tu japim mundësi të shpalosin potencialin e tyre.

 

Nje grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.

 

Të dashura zonja, kurrë mos e harroni fuqinë dhe vlerën tuaj. Ju jeni burimi i frymëzimit, dashurisë dhe forcës në shoqëri.

 

 

Gëzuar 8 Marsin!