AMENDAMENTI I PARË, SEKRETARI PËR REFORMËN ELEKTORALE, REZART KTHUPI

 

Amendamenti i parë është një amendament i cili ka për qëllim të rregullojë ligjin 95/2016, që është ligju i posaçëm i cili strukturon SPAK. Nisur nga raportet e paraqitura nga KLP dhe në Këshillin e Integrimit Europian nga drejtuesi i prokurorisë së posaçme i cili relatoi disa pika të cilat kishin nevojë për mbështetje. Ose më saktë disa problematika që struktura e posaçme vërente gjatë punës së organizimit të saj, në raport veçanarisht me burimet njerëzore, me statusin e magjistratëve pas përfundimit të funksionit të tyre. Dhe me le të themi atë që është nevoja për të rregulluar kompetencat apo për të zgjeruar kompetencat e SPAK-ut, vlerësuam që duhet të bëjmë disa adresime ligjore që kanë lidhje pikërisht me këto dy gjëra.

 

Në raport me burimet njerëzore, është parashikuar në draftligjin që po depozitojmë në Kuvend, është parashikuar brenda strukturës, brenda organizimit të vet strukturës së posaçme të krijohet një sektor i ri, që është sektori i ndihmës ligjore. Vlerësoj që për shkak të nivelit të madh të dosjeve që janë sot nën hetim për shkak të kompleksitetit të tyre dhe duke marrë si shembull strukturat e ndihmësve dhe këshilltarëve ligjor të cilët funksionojnë pranë gjykatave të Apelit dhe gjykatë së Lartë, është e rëndësishme që të krijohej edhe brenda strukturës së posaçme një sektor i veçantë që ka për qëllim këshillimin ligjor, ndjekjen e procedurave dhe hartimin e projektakteve në raport me atë që është puna e përditshme për çështjet penale.

 

Pika e dytë të cilën kemi propozuar në dreftamendamentin tonë, është çështja e funksionit ose mandatit që kanë prokurorrët pasi përfundojnë mandatin e tyre në SPAK. Në ligjin aktual nuk kishte një rregullim të plotë dhe të sakt ligjor. Parashikohej që KLP-ja të bënte emërimet e tyre pas përfundimit të mandatit, por pa saktësuar pozicionin në të cilën ata duhej të emëroheshin ose kohëzgjatjen e afateve brenda të cilit duhej të emëroheshin. Kemi bërë një ndërhyrje dhe një propozim dhe në këtë rast në projektligj, propozim të cilit parashikojmë që në përfundim të mandatit si prokuror në prokurorinë  e anti korrupsionit, të gjithë prokurorëve të cilëve u mbaron mandati, brenda një afatin 3 muaj të emërohen nga KLP-ja, në Prokurorinë e Përgjithshme, në prokuroritë e Apelit, ose me kërkesë të tyre pastaj si drejtues të prokurorive të rretheve, duke i garantuar njëkohësisht që edhe pas përfundimit të mandatit do tëkenë të njëjtat benefite apo përfitime financiare siç ishin gjatë ushtrimit të funksionit të tyre si prokurorë të SPAK.

 

Këto ishin dy ndërhyrjet kryesore që kemi bërë në ligj. Mendojmë që janë shumë të rëndësishme në funksion të plotësimit të nevojave që sot SPAK ka për sa i përket burimeve njerëzore, e parë kjo me volumin e punës që është kryer deri tani. Dhe me faktin që duke rregulluar ligjërisht çfarë ndodh pas përfundimit të mandatit, u japim prokurorëve sot në detyrë një garanci që edhe pasi ata ta përfundojnë këtë mision, që në gjykimin tonë është tejet i rëndësishëm, do vazhdojnë të kenë mbrojtjen dhe përfitimin që u garantonte pozicioni fillestar. Falemniderit

 

 

AMENDAMENTI I DYTË, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, INDRIT SEFA

 

Në bazë të kërkesave që ka bërë SPAK për nevoja të punës së saj, kërkesa specifike në KLP dhe ka propozuar ndryshime specifike, ne mendojmë ndërhyrjet që janë ,ë të domosdoshme dhe immediate kanë të bëjnë me disa nga këto shqetësime që ka ngritur SPAK, që është ekzekutimi i vendimeve penale të dhëna nga Gjykata e Posaçme. Që do të thotë, të gjithë vendimet penale që ka dhënë GJKKO, sot ekzekutohen nga gjykatat e rretheve në të cilën i dënuari vuan dënimin.

Ne kërkojmë që të gjitha dënimet që ka dhënë GJKKO, të gjitha kërkesat në lidhje me ekzekutimin e këtyre dënimeve të gjykohen po nga GJKKO. Po marr rastin e Sajmir Tahirit, në këtë rast ishte gjykata e Elbasanit që e liroi nga qelia për një kërkesë proceduriale. Në propozimin tonë nuk do të ketë më gjykatë rrethi gjyqsor që të marri këto kërkesa, por do të jetë vetëm GJKKO.

Për shembull, çdo i dënuar nga GJKKO i cili kërkon që të përfitojë ulje dënimi, ose ndonjë kërkesë tjetër gjatë ekzekutimit të dënimit, nuk do të jenë më gjykatat e rreteheve, por do të jetë GJKKO. Dhe kjo është parashikuar në nenin 470, ku kemi bërë një përcaktim të posaçëm.

Gjithashtu kemi kërkuar në lidhje ekstradimin, ne mendojmë që të gjitha kërkesat nga autoritetet e huaja, nga shtetet e huaja për të gjithë personat e dënuar ose në kërkim, të cilët procedohen për vepra penale të parashikuara nga neni 47/a të kodit të procedurës penale, që janë për grupet e strukturuara kriminale, e të gjitha me radhë, të gjitha këto kërkesa duhet të shqyrtohen nga GJKKO-ja dhe jo më nga gjykatat e rretheve ku ka vendbanimin pala që kërkohet të ekstradohet.

Dispozitë tjetër të cilën ne kemi adresuar, është dhe në nenin 512 të kodit të procedurës penale, njohja e vendimeve nga ne të gjykatave të huaja. Në rast se këto vendime penale kur administrohen nga Ministria e Drejtësisë, shqyrtohet që kanë vepra penale të cilat përfshihen në nenin 75/a të kodit të procedurës penale dhe janë si grup i strukturuar kriminal, atëherë gjykata kompetente dhe për njohjen e këtyre vendimeve do të jetë GJKKO.

 

Kemi bërë edhe përshtatjen e dispozitave ligjore me terminologjinë e re. Gjithashtu në vazhdë të kësaj, do të bëjme dhe një ndërhyrje masive në ligjin numër 10993, datë 03.09.2009, për marrëdhëniet juridiksionale të autoriteteve të huaja në çështetjet e penale. Që do të thotë që ky ligj është i vitit 2009 dhe nuk është përshtatur akoma më dispozitata e kodit të procedurës penale. Plus që dhe me dispozitat e propozuara nga ana jonë, të ndryshojnë thelbësisht disa kompetenca në këtë ligj, ne do të propozojmë një projektligj i cili do të përshtasi të gjitha propozimet tona dhe do të riformatohet. Kjo është për sa i përketë paketës institucionale në kodin e procedurës penale dhe në ligjin e posaçëm. Faleminderit.