Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “3D” në RTSH, u shpreh se Shqipëria, shqiptarët, shoqëria, ekonomia, shteti, e ardhmja e vendit nuk mund të jenë në mëshirën e një trekëndëshi i cili për një kohë kaq të gjatë ka diktuar me mjete politike dhe jopolitike ecurine e shoqërisë. Zoti Basha tha se ky cikël tranzicioni duhet të marrë fund dhe përjekja e PD, dhe me një aleancë shumë të gjerë vlerash, jo thjeshtë një aleancë politike, është që ta mbyllim derën e tranzicionit.
“Shqipëria, shqiptarët, shoqëria, ekonomia, shteti, e ardhmja e vendit nuk mund të jenë në mëshirën e një trekëndëshi i cili për një kohë kaq të gjatë ka diktuar me mjete politike dhe jopolitike ecurine e shoqërisë. Dhe jo vetëm ka diktuar, por në këtë proces ka bërë edhe dëme shumë të mëdha. Dhe prandaj metafora qëndron jo thjesht në raport me mua, me Lulzim Bashën apo me Partinë Demokratike, qëndron për shoqërinë. Jemi me të vërtetë në një cikël të stërzgjatur tranzicioni krahasuar me vendet e tjera, por gjykoj se lajmi i mirë është që asgjë nuk është e përjetshme, edhe ky cikël tranzicioni duhet të marrë fund. Dhe përjekja jonë, përpjekja e Partisë Demokratike, por besoj dhe me një aleacë shumë të gjerë vlerash, jo thjeshtë një aleancë politike, është që ta mbyllim derën e tranzicionit në mënyrë që gjeneratat e reja të shqiptarëve të kenë mundësinë si fqinjët tanë të gëzojnë një kulturë të re politike dhe përmes kësaj frytet e kësaj kulture të re politike, që do të thotë një standard tjetër jete, ekonomik, komunikimi shoqëror e të gjithëanshëm” – tha Basha.
Kreu i PD, gjithashtu tha se ka deputetë të cilët shqetësohen për fatin e tyre personal, më shumë se shqetësohen për fatin e Partisë Demokratike dhe fatin e Shqipërisë, dhe që e kanë gabim.
“Ka deputetë të cilët shqetësohen për fatin e tyre personal, më shumë se shqetësohen për fatin e Partisë Demokratike dhe fatin e Shqipërisë, duhet ta themi këtë. Dhe duket për një moment sikur basti më i sigurtë është të jenë në listën e sigurtë të zotit Berisha me stemën e zotit Meta. E kanë gabim. Ka deputetë të tjerë të cilët llogaritë i bëjnë me Partinë Demokratike, i bëjnë me opozitën shqiptare dhe me interesat e shqiptarëve” – u shpreh Basha.
Kryedemokrati më tej foli edhe për SPAK, që sipas tij është lajm i mirë që qeveria është në panik nga drejtësia.
“Qeveria po bën gjithçka për të penguar SPAK-un dhe lajmi i mirë këtu është që qeveria është në panik, kryeministri është në panik pavarësisht të kryemnistrit aktual. Ky është një lajm që duhet të na gëzojë si qytetarë që aspirojmë një vend me ndarje pushtetesh, një vend ku nuk ka më të plotfuqishëm që janë përtej ligjit. Mund të jetë ky kryeministër sot, mund të jem unë nesër, e rëndësishme është kryemnistrat duhet ta kenë frikë ligjin, Dhe kjo është diçka që nuk ka ndodhur këto 34 vite.
Ju e dini fare mirë që ka kohë që kryeministri nuk firmos aktet e qeverisë. Shenjë paniku është kjo. Ka dy dimensione paniku, paniku nga drejtësia, paniku nga verdikti politik. Është e pamundur që një qeveri të cilës i kanë plasur kaq shumë skandale, që ka kaq shumë nga zëvendëskryeministri në arrati, në kërkim ndërkombëtar, tek ministra nën hetim dhe një pjesë e madhe kanë shanse për t’u dënuar, një pjesë të dënuar tashmë dhe figura kryesore të mazhorancës. Është e pamundur që e gjitha kjo të jetë një ngjarje rastësore, rrethanore, ku kryeministri është diku në udhëtim në një ekspozitë dhe e shikon këtë nga jashtë. Kjo është përshtypja që do të lërë kryeministri. Fakti është që kryeministri është kokë e këmbë brenda. Fakti është që kryeministri është më i personaliziar më shumë se kurrë në këto 34 vite, ka tejkaluar gjithçka. Ne themi “Berishizmi”, por “Ramizmi” në këtë kuptim është përqendrimi total i pushtetit. Dhe padiskutim në një rast të tillë, është bindja ime, përtej kostos politike që ku ishe ti kur hanin këta kumbulla dhe dardha, çfarë bëje ti? –i vizatoje këta? Sigurisht që jo, se nuk mund të sillesh si një turist. Se edhe një ambasador e kuptojn që kur ke gjithë këta bashkëpunëtorë problematik, ka dy mundësi, ose ti je out fare s’bën për këtë punë, ose ti je pjesë e kësaj” – tha zoti Basha.