Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në një intervistë me gazetaren Mirela Milori në televizionin Euronews Albania, ku ndër të tjera u shpreh:
-Vija blu është të bashkohemi rreth një alternative që u jep shpresë dhe besim shqiptarëve që këta që pretendojnë të vijnë, nuk bëjnë thjesht rotacion karrigesh, por realisht do të merren dhe do të zgjidhin problemet e bëra kapicë për 12 vite nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër. Nëse nisemi nga kjo, atëherë ka kaq shumë punë për të bërë. Sepse me të vërtetë përditshmëria e shqiptarëve ngado që ta kapësh vuan pasojat e kësaj keqqeverisjeje. Nga niveli ekonomik, nga kostoja e jetesës, nga aspekti social është më e mjeruara në 34 vite, krahasoje me Kosovën. Krasoje me Kosovën nivelin e pensioneve, niveli i arsimit, subvencionet për fermerët. Pra po marr vetëm këto 3 kategori. Ka kaq shumë për të bërë nëse ka vullnet për të dalë nga kutia e lojës politike ku është futur duke ndihmuar edhe Edi Ramën dhe partinë socialiste opozita tash 2 vite e pak. Ndaj dhe agjenda jonë politike si PD është fokusuar tërrësisht tek kjo. Shumë shpejt do të bëhet shpalosja e programit që është hartuar në një proces do të thoja nga më të mirët që ka njohur ndonjë parti politike në Shqipëri dhe në Ballkan, nga ekspertët më të mirë të vendit me mbështetjen e ekspertëve amerikan, gjerman dhe europian. Dhe ky proces do të eci paralel me eidentimin e kandidatëve për deputetë.
-Do të jemi të hapur me të gjithë ato forca politike që bashkëndajnë disa vlera themelore dhe pastaj do të shtrihet edhe më shumë në ato që ndajnë disa pikpamje programore. Tek vlerat themelore, padiskutim 3 janë kryesoret: objektivi kryesor është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ky të mos mbetet thjesht një deklaratë bosh, kjo do të thotë që aleanca me partnerët tanë strategjik është dhe mbetet e pacenueshme. Pjesë e kësaj aleance është dhe përparimi i reformës në drejtësi ku lufta kundër korrupsionit është qartësisht prioritet kombëtar, jo thjesht politik i Partisë Demokratike. Nuk mund të kesh prioritet luftën kundër korrupsionit, nuk mund të bësh thirrje për luftë kundër korrupsionit, nuk mund të bësh protesta kundër korrupsionit qeveritar dhe t’i kundërvihesh nga mëngjesi deri në darkë të vetmit institucion që është i pajisur nga Kushtetuta, nga aleatët tanë strategjikë dhe nga taksapaguesit shqiptar për të luftuar korrupsionin, siç është SPAK-u. Prandaj ky është një tjetër element përbashkues me aleatët tanë. Dhe e treta natyrisht është qëndrimi ndaj votës së shqiptarëve. Këto janë korriza e vlerave dhe brenda kësaj padiskutim qëndron programi. Sepse shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë që politikës t’i kthehet një fytyrë njerëzore. Që institucionet shtetërore që janë privatizuar nga Edi Rama, t’i kthehen qytetarëve.
-Shqipëria ka arritur disa rekorde që saç janë të zeza, aq janë dhe shenja të mira. Përshembull, dje në konferencë për shtyp, bëra publik një fakt, që ka një urdhëresë të nivelit më të lartë qeveritar, i atribuohet sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit, që për çdo audit të KLSH të hapet një dosje e veçantë. I ka kapur frika nga auditet e KLSH që po thyen masivisht celularët administratës nga frika se përmbajnë komunkime kompromentuese në shkelje të ligjit. Ndërkohë që një gjë tjetër që thash në konferencë, sot e konfirmoi një nga ministrat e kabinetit, që ka një numër shumë të lartë vakaturash në administratën publike. Jo se shqiptarët nuk duan apo nuk kanë nevojë të përparojnë edhe në sektorin publik, por se e kanë kuptuar që sektori publik për momentin nën Edi Ramën, si i gjithë shteti, trajtohet si një pronë private në funksion të aferave korruptive. Dhe frika që i ka kapur është lajm i mirë. Kjo frikë i ka kapur se SPAK më në fund po fillon të justifikojë deri dikun besimin e qytetarëve. Por akoma duhet të justifikojë pritshmëritë që qytetarët kanë, duke i goditur dhe duke i vënë para drejtësisë pa asnjë dallim zyrtarët që kanë abuzuar me paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.