Reagimi i kryetares së degës të PD, Fier, Eriselda Çelaj:
⛔️”Lahet” me qumësht rrethrrotullimi Savër!
Bujqit dhe fermerët ndodhen përballë politikave denigruese dhe shfrytëzuese.
Importojmë qumësht nga Serbia apo
Sllovenia, dhe qumështin vendas e derdhim në rrugë‼️
Ne kemi luleshtrydhe që hidhen, qumësht që derdhet, pemë që priten, pyje që digjen‼️
Çfarë duhet të ndodhi tjetër⁉️
Gjëndja e fermerëve është alarmante.
Alarmi qëndron në faktin se jo vetëm këto imazhe drithëruese ku djersa e mundi i blegtorëve e fermerëve flaket në rrugë, por edhe statistikat tregojnë rënien pikiat të këtij sektori kaq të rëndësishëm të bujqësisë.
Importet mbysin tregun!
Subvencionet më të ulta në rajon!
Qeveria ka dështuar me skemat mbështetëse!
Uje drastike e çmimit brënda 1 viti!
Blegtorët e fermerët janë të pambrojtur nga konkureca e padrejtë e mallrave të importit, nga vjedhja e neglizhenca institucionale.
Për këtë shkak po shkojnë drejt një falimeti të sigurt.
Kjo situatë tepër komplekse kërkon vullnet politik, angazhim të menjëhershëm, të merren masa për stimulimin e prodhimit vendas, për mbrojtejn e konsumatorit, për ndalimin e braktisjes së fshatit e shpopullimit të vëndit.
Me fermerin! Me blegtorin! Me konsumatorin!