Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në një intervistë në emisionin “Frontline” në televizionin Report Tv, ku ndër të tjera tha:

 

-Nuk ka shanse që drejtues kaq të lartë të bashkisë të kapen në një skemë të pastër korrupsioni. Domethënë kanë rritur taksat dhe këto taksa i kanë marrë për vete dhe kryetari i bashkisë mos të di gjë. Populli a një shprehje që “peshku qelbet nga koka” dhe kur qelbet kudërmon. Nuk mendoj se zoti Veliaj apo zoti Rama kanë probleme me nuhatjen. Por mendoj se janë pjesë e kësaj në kuptimin që kanë përfituar, kanë nxitur, kanë inkurajuar dhe jo vetëm që kanë mbyllur sytë përpara këtij korrupsioni. Jam i bindur që kjo i lidh bashkë si eprorët, kryeministrin dhe ministat e tij të korruptuar, kryetarin e bashkisë dhe drejtorët e tij të korruptuar. Natyrisht inkuajoj dhe e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat drejtësinë të bëjë punën e saj. Pra mos të mjaftohet vetëm me ata që i ka kapur në flagrancë, por të gjejë dhe përgjegjësinë e lartë ligjore, penale në këtë rast e cila duhet kërkuar tek Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës dhe tek Edi Rama në qeverinë shqiptare.

 

-Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të largojnë vëmendjen nga çështjet e vërteta të vendit, problemet e vërteta. Vula gjithmonë në Partinë Demokratike ka qenë. Dhe në PD do të mbetet. Nuk mund të mbulohet pikëpyetja mbi legjitimitetin e individëve të caktuar duke i shkuar pas një telenovele që në fakt ka eklipsuar jo pak aksionin opozitar që duhej rejtuar ndaj Edi Ramës. Padiskutim e ka shtyrë, e ka stimuluar, e ka motivuar edhe ai këtë çështje, për ta mbajtur si një çështje të pranishme në çdo debat politik dhe mediatik. Për ne ky është një debat i stisur.

 

-Shpresoj që një shumicë parlamentare ta shoh veten krah shqiptarëve që duan që SPAK-u të ketë sukses. Që shqiptarët duan që Shqipëria dhe kryeministrat e ardhshëm ta kenë frikë ligjin. Dhe rruga për të arritur këtë, është rruga europiane. Një drejtësi e pavarur nga politika, e cila ndëshkon dhe nuk mbron korrupsionin dhe i jep fund diçkaje që është itur nga një gjemb në një pemë në 34 vite, që është kultura e pandëshkueshmërisë. Kur një shqiptar gjobitet me të drejtë dhe të padrejtë, arrestohet, privohet dhe nuk gjen dot drejtësi. Ndërsa një grusht njerëzish vjedhin miliona, vjedhin pasuritë dhe paratë e shqiptarëve dhe me arrogancë ttale i shpëtojnë ligjit. Kjo duhet të marë fund së pari për hir të shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre, së dyti për hir të ekonoisë dhe së treti por jo e parëndësishme për hir të të ardhmes europiane të vendit.