Basha: Ja kush qëndron pas Rezolutës për Ukrainën, dhe si u inicjua ajo
Rezoluta për Ukrainën do të votohet në Asamblenë Parlamentare ditën e martë. Pra, një proces prej afro 1 viti e gjysmë, do të finalizohet të martën e 16 prillit. Providenca e deshi që të vijnë të dyja çështjet bashkë. E para do të diskutohet çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, dhe menjërehë pas kësaj do të diskutohet rezoluta që është propozuar nga unë. Pra, pasditen e së martës presim lajme të mira edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, edhe për këtë hap historik që është aprovimi i rezolutës për të cilën unë jam reporteri dhe kam punuar për një kohë të gjatë që kërkon ngritjen e një mekanizmi që kërkon konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen ato në dispozicion të Ukrainës. Zanafilla e angazhimit tim ka të bëjë me një bashkëpunim do thoja të thellë dhe prej kohësh me disa nga faktorët e rëndësishëm të çështjeve të tilla, të çështjeve të sigurisë, të çështjeve të financave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Basha: Sulmet që bashkuan Ramën dhe Berishën kundër PD, që nga McGonigal e deri tek lobimi kundër meje në Bruksel dhe Këshillin e Europës
Basha: Në këtë përqasje ata kanë pasur dhe kanë një sinergji të plotë. Do të dua të them disa gjëra që nuk i kam thënë më parë. Para disa muajsh isha në Bruksel, isha në Partinë Popullore Europiane, takova zyrtarin më të lartë të kësaj partie, diskutuam për situatat dhe një nga gjërat që më thanë me neveri, por dhe me pak humor që në radhë të parë kishin fakte për angazhimin e lobistëve me para kundër Partisë Demokratike zyrtare dhe kundër meje personalisht, të paktën në dy rtaste të evidentuara nga ata, ku sipas mendimit të njërit prej tyre, në një prej këtyre dy rasteve kishte një bashkëpunim të nëndheshëm mes Berishës dhe Ramës. Apo përshembull në Këshillin e Europës, në momentin që nisi rrugëtimi i rezolutës për konfiskimin e aseteve ruse, erdhën sinjalizime, letra anonime të nisura qartësisht nga aktorë aktual të Foltores për të goditur kredibilitetin e reporterit, duke cituar pikërisht çështjen McGonigal. Dhe në këtë rast nuk ishte Edi Rama që e bënte. Afermendsh duhej të ishte ai i pari i interesuar, por ishte partneri i tij në krim. Sigurisht Këshilli i Eropës ka informacionet e veta, ka institucionet e veta, kanë agjenci dhe aktorë shumë më gjatë seç mendojnë këta të cilët janë të mirëinformuar dhe të vetëdijshëm për faktet, për të vërtetën. Dhe është pikërisht kjo që ka çuar edhe në mirëfunksionimin e institucioneve amerikane pikërisht për të zbuluar këtë akt tmerrësisht korruptiv dhe për të çuar McGonigal para drejtësisë dhe pas hekurave. Dhe nganjëherë më vjen edhe të qesh, sepse kanë menduar se kanë qenë hapa para meje, si i thonë ‘duke më hapur gropën’, ndërkohë që ajo që më keni thënë dhe ju dhe të tjerët, qetësia ime buron nga fakti që isha kilometra para atyre në një komunikim të plotë me aktorët relevant të agjencive dhe institucioneve amerikane, të cilët në atë moment po bënin pikërisht atë që duhej të bënin, po gjurmonin dhe në fund fare me sukses evidentuan se ku flinte lepuri të paktën sa i takon pjesës së tyre të përgjeghësisë. Gjë që akoma s’ka ndodhur për pjesën tonë të përgjegjësisë, për aktorët që si me thënë e ideuan dhe ekzekutuan këtë skenë të turpshme, një njollë të zezë në marrëdhëniet që kemi me partnerët tanë strategjik, në rastin e McGonigal.
Basha: Ja pse PS nuk e diskuton amendamentin “Basha” për ndihmë ndaj Kosovës
Në aspektin e sigurisë ne duhet të marrim të gjitha masat, e në veçanti forcimin e aparatit të sigurisë tonë kombëtare dhe investimin në sigurinë kombëtare, ku përfshihet investimi në sigurinë e Republikës së Kosovës. Dhe kjo është racionialja edhe për propozimin që kam bërë për 50 milionë euro ndihmë ushtarake të cilën e kanë rëzuar kërkesën time për ta futur në strategjinë e sigurisë kombëtare, duke përfituar nga rëmuja dhe kaosi në Parlament. Akoma nuk kanë sjell në Parlament amendamentin që të shprehen për amendamentin. Arsyeja pse nuk e kanë sjell është e qartë: sepse ta sjellësh dhe ta rrëzosh sigurisht është një faturë politike, sepse nuk ke asnjë arsye ta rrëzosh. Ta sjellësh dhe ta votosh, janë kaq mendje vegjël dhe shpirt vegjël sa mendojnë që e bëjmë këtë do marri kredi Basha dhe Partia Demokratike. Nuk e bëj unë për këtë, për kredi dhe për Bashën dhe për Partinë Demokratike. Përkundrazi në qoftë se e sjellin dhe e votojnë, do të dalë në konferencë për shtyp dhe do t’i falënderoj me emër të gjithë deputetët që do ta votojnë.
Më poshtë podcasti i plotë: