Në një intervistë për Ora News me gazetarin Isa Myzyraj, kreu i PD, Lulzim Basha, u shpreh:
Pazaret e tregojnë efektin e tyre. Sot ke sipas raportimeve në media, 80 persona të dënuar për korrupsion nga GJKKO, të cilët janë liruar si rezultat të pazarit më të fundit, të amnistisë. Pastaj kështu, politika e thashethemeve ndoshta është modeili i atyre, por nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë modeli im. Dhe nuk meritojnë as t’i eglendis me një përgjigje, në veçanti njerëz që nuk guxojnë dot edhe kur bëjnë akuza të flasin me emra të përveçëm. Se po të flasin me emra të përveçëm do të marrin përgjigje. E gjitha kjo është një harxhim kohe. Se njerëz që e kuptojnë kështu politikën dhe e bëjnë kështu politikën, nuk e kanë dhe si rregull nuk do ta kenë rrugën e gjatë në politikë.
Megjithëatë kjo nuk ka as interes publik. Cili është interesi publik? Ne çdo gjëje duhet t’i avitemi me pyetjen si përitojnë shqiptarë dhe si dëmtohen shqiptarët?
Përfitojnë shqiptarët pas ndërprerjes së punës të Komisionit për Reformën Zgjedhore, jo. U dëmtuan shqiptarët, po. Ku qëndrojnë palët politike? Partia Demokratike është e qartë, pro listave të hapura, pro votës së diasporës, pro votimit elektronik dhe numërimit elektronik, pro barazisë së votës dhe Shqipëria një zonë zgjedhore, pro vettingut të politikanëve, pro heqjes së imunitetit për parlamentarët, pro SPAK-ut, kundër korrupsionit, kundër krimit.
Kurse këta njerëz çfarë thonë në mëngjes, nuk e thonë në darkë. Prandaj skizofrenisë politike të këtyre që i thonë vetes opozitë, ne skemi pse t’i bëjmë jehonë. Koha është e shkurtër, shqiptarët meritojnë zgjidhje dhe alternativë.