FJALA E PLOTË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË KONFERENCËN PËR MEDIAT

Besoj që arrini ta kuptoni se cili është argumenti për të cilin do të duhet të diskutoj me ju dhe nëpërmjet jush edhe me publikun. Janë disa ngjarje në fakt. Me thënë të drejtën nuk e kisha menduar që vetëm një muaj pas kalimit të amnistisë, gjërat të perceptonin kaq shpejt dhe të arrinim në atë se çfaarë parashikuam që një muaj më parë. Dhe ngjarja është ajo e djeshmja. Tashmë publiku është i njohur me një projektrezolutë nga ana e qeverisë që është hedhur në mejdanin e politikës. Dhe për të hedhur paksa dritë se çfarë përmban ajo rrezolutë, unë po përdor të njëjtën shprehje siç përdora këtu e një muaj më parë: djalli qëndron në detaje. Dhe kushdo nga mediat apo dhe nga publiku, ka durimin ta lexojë deri në fund atë rezolutë, do të kuptojë shumëçka mbi sinqeritetin, mbi vullnetin, mbi synimin diabolik që është fshehur në këtë rezolutë, do të arrijë kryeministri dhe qeveria më i korruptuar e këtij shteti. Për t’ua bërë të leht punën, së bashku edhe me ekspertët e PD, zotin Kthupi, kemi arritur të ekstraktojmë disa elementë tepër domethënës nga teksti i projektrezolutës dhe që përbëjnë në fakt edhe sintezën e saj.

Përshembull në pikën 7 të rezolutës thuhet se “palët angazhohen të garantojnë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, konsolidimin e saj, rritjen e efiçencës së sistemit të drejtësisë, fuqizimin e pavarësisë dhe paanësisë së pushtetit gjyqësor. Nxitjen e cilësisë së sistemit të drejtësisë nëpërmjet forcimit të integritetit, llogari dhënies e transparencës”.

Me fjalë të tjera, kushdo kupton synimi i deklaruar tashmë aspakt i fshehur është, të ndërhyet në Reformën në Drejtësi. Të ndërhyhet nëpërmjet Parlamentit në korpusin legjislativ edhe strukturor të sistemit të drejtësisë. Nuk e fshehin në aspak, teksa në pikën 8 të rezolutës e thonë që për këtë synim duam të përdorim këtë mjet: “ngritja e një komisioni të posaçëm parlamentar, madje dhe të përhershëm që do të ketë si target të vet mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, anti-korrupsionin, hartimin e një plani kombëtar veprimi”.

Kjo është ajo se çfarë dje është thënë dhe që ndoshta në sytë e publikut nuk është bërë aq e perceptueshme. Tani disa pyetje dalin të logjikshme, të thjeshta lidhur me këtë përmbajtje të kësaj rezolute, që është në fakt një veprim politik. Një veprim politik i cili nuk premton asgjë të mirë. Pyetja e parë është, kush? Kush e ka propozuar? Dhe të gjithë njerëzit e kuptojnë dhe publiku e kupton që është propozuar nga kryeministri më i korruptuar, i qeverisë më të korruptuar të këtij shteti që sot është objekti i hetimit të SPAK dhe GJKKO. Dhe këtu e shihni dhe besoj kushdo e kupton absurdin e madh, diferencën e madhe, përplasjen e madhe etiko, morale, politike po të doni ju. I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Si do ta bëjë? – duke përfshirë në këtë rast edhe Kuvendin. Me një nismë politike e cila siç e thash më sipër e shkruar në rezolutë, kërkon, synon të godas sistemin e drejtësisë. Dhe kjo është pyetja e parë, dhe pyetja e parë që unë besoj rrëzon të gjithë sinqeritetin, nevojën e kësaj projektrrezolute.

Pyetja e dytë është akoma më e rëndë, pse tani? Pse pikërisht tani. Pse tani kur një zëvendëskryeministër është i hetuar dhe është në arrti. Pse tani kur një ministër i brendshëm është i dënuar? Pse tani kur një ministër tjetër është në hetim dhe pothuajse në gjykim për një nga çështjet më të rëndësishme. Bëhet fjalë për ministrin Beqja. Pse tani kur një ish ministër është në burg? Pse tani kur një ish deputetë është në burg për çështjen e inceneratorëve? Pse tani kur 5 drejtorë janë nën procedim? Pse tani kur kryebashkiaku i Tiranës, është duke frkuentuar SPAK-un? Pse tani kur i vetmi që ende nuk ka shkuar në dyert e SPAK-ut, është Edi Rama? Shikojeni avancimin që ka bërë drejtësia e re, SPAK-u. Hap pas hapi, me hapa të vegjël por të sigurt po ecën drejt majës së qeverisë më të korruptuar të këtij shteti. Po shkon tek kryeministri i korruptuar. Laku ka shkuar atje, tek ai. Dhe kjo është ndoshta përgjigjja e parë, pse tani.

Ka dhe një përgjigje tjetër pse tani, tani për shkakun se një muaj më parë Parlamenti, rreth 110 vota bën provën gjenerale të tyre se mund të ndërrmarin edhe iniciativa ligjore, reforma ligjore në rastin e amnistisë. Për amnistinë nesër kemi edhe një interpelancë të kërkuar nga PD, mbështetur në të dhënat që media ka dhënë. Në atë kohë, e them me mënyrë të sinqertë nuk e dija, thjesht kisha analizuar përmbajtjen e amnistisë. Kisha parashikuar pikërisht atë djallin e vogël që rrinte në detaje dhe detajet ishin që në një dispozitë të Kodit të Procedurës Penale, që bën pikërisht fjalë për SPAK-un, ishte hapur një dritare e vogël u quajt në atë moment, që mund të përfitonin edhe shumë të dënuar nga SPAK dhe GJKKO. E mbani mend përbetimet e ministrit të Drejtësië: “asnjë s’ka për të përfituar”, shumë shumë 2, 3 polic të vobekt në periferi të Shqipërisë. Media brenda një muaji, në një kohë shumë të shkurtër, ka raportuar pikërisht këtë gjë: nga SPAK 100, së paku 100 subjekte të dënuar nga binomi SPAK-GJKKO, të cilët kanë përfituar nga amnistia, ju është falur dënimi. Nga të cilët, gjithmonë sipas medias 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, janë amnistuar. 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljet e barazisë në tendera, apo shpërdorim të tre. 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion, kanë përfituar nga amnistia.

Gjithsesi kjo është një çështje që është për t’u diskutuar jo vetëm nesër, sepse të jeni të sigurt nuk përfundon nesër. Sepse çështja e përfitimit të amnistisë është një proces që do të vazhdojë, por të paktën nesër do të kemi një sqarim nga përfaësuesi i qeverisë, ndryshe nga sa tha këtu e një muaj më parë që askush nuk do të përfitonte. Media e besueshme ka raportuar që jo vetëm kanë përfituar, por kanë përfituar një numër i madh. Dhe ju e kuptoni fare mirë se cili ishte dhe është sinjali që i jepet SPAK-ut, është i qartë tashmë: ju hetoni, ju gjykoni, ju i dënoni, 110 e ca deputetë, një front anti-SPAK i nxjerr nga burgu dhe u jep një sinjal dekurajimi SPAK-ut. Dhe jo vetëm kaq, se te efekti më i madh që SPAK-u ka dhënë deri më tani, kur them SPAK, SPAK dhe GJKKO, besoj më kuptoni, është efekti parandalues. E keni dëgjuar besoj madje dhe shumë ministra të qeverisë që thonë asnjë nga administrata sot nuk pranon të firmoset apo të marrë pjesë në procedura tenderash. Për shkak të frikës së SPAK-ut, të drejtësisë.

Dhe kjo është vlera më e madhe, aftësia parandaluese që sistemi i ri i drejtësisë ka. Parandalimin e veprave penale të korrupsionit. Gjithsesi, kjo është një çështje që do të diskutohet nesër. Çfarë është e rëndësishme, ishte më e madhe është fakti një muaj më parë një front i madh prej 110 deputetësh u bënë bashkë dhe i treguan kujtdo të madh dhe të vogël edhe SPAK-ut në këtë rast që ne jemi këtu, ne jemi këtu dhe mund të ndërmarrim edhe akte për të mbrojtur veten edhe kundër SPAK. Nuk vonoi shumë hapi i dytë i radhës ishte e djeshmja me këtë rezolutë apo projektrezolutë.

Pyetja e tretë, çfarë? Çfarë kërkojnë dhe duan të bëjnë me këtë projektrezolutë? Kërkojnë të synojnë ndonjë gjë e cila është shumë e rëndë dhe pse jo unë e them edhe tani që ka arritur të sjell një efekt. Vetia kryesore e drejtësië së re, përfaqësuar nga SPAK dhe GJKKO, është besueshmëria e publikut. Sot SPAK-u dhe GJKKO-ja, janë institucionet më të kuotuara në publikun shqiptar. Jo thjesht dhe vetëm për faktin që si kurrë më parë kanë ecur me procedime penale deri në ato maja kur drejtësia e mëparshme nuk arrinte dot, po për një veti tjetër, për një virtyt tjetër. Fakti që SPAK dhe GJKKO sot në shumicë dërrmuese në opinionin publik shihen si të distancuar nga politika, jashtë tutelës politike, jashtë kontrollit politik. Ky në fakt ishte dhe arsyeja kryesore se përse në 2016-ën u realizua Reforma në Drejtësi. Të krijohej një strukturë e organeve të drejtësiësë, që për shumë e shumë karakteristikave që do të duhej të kishte, e aftë profesionalisht, e pastër nga korrupsioni, nga krimi e me rradhë, të kishte një virtyt, të mos perceptohej, të ishte jo e jo, po as të mos perceptohej që ishte nën kontrollin e politikës. Kjo është arsyeja thelbësore se përse SPAK sot në sytë e publikut shihet si organ i cili ka këtë mbështetje në publik.

Çfarë kërkohet të bëhet me këtë rezolutë? Që Parlamenti, që 110 e ca deputetë, ky fronti i madh ka në dorë ku të dojë po t’i shkrepi në mendje që mund të ndërmarri iniciativa ligjore dhe të ndyërhy në sistemin e drejtësisë. Cili është sinjali që duhet t’i çohet publikut? Që SPAK-u, drejtësia e re, GJKKO-ja nuk na qenkërkan të imunizuar nga ndërhyrja dhe influenca politike. E mbani mend atë se çfarë kryeministri më i korruptuar i këtij vendi thoshte 3, 4 muaj më parë: “që drejtësia e re është produkt i PS”. Duke iu lëshuar dhe përcjell publikut pikërisht këtë mesazh, që është produkt politik. Në fakt, drejtësia e re nuk është produkt politik. Nuk duhet të jetë produkt politik, s’duhet të perceptohet si produkt politik sepse politika është në fakt preja, gjahu. Me këtë që ka bërë ka synuar pikërisht këtë gjë, e bashkë me të kërkon t’i heq tullën më të rëndësishme themeleve të SPAK-ut, tullën e pavarësisë. Në qoftë se SPAK-u, kjo ngrehinë Kushtetuese ligjore që sot gëzon besimin e publikut, nëse sot vihet nën presioni, tutelën, ndërhyrjen qoftë edhe me ligje të parlamentit, e humb pavarësinë e vet.

Së treti, çfarë do të arrijë? Dhe kjo është më e rëndë, ka vendosur në pikpyetje suksesin e reformës në drejtësi. Pra kemi arritur dje, kjo pjesë e politikës, qeveria me hedhjen në mejdanin politik dhe publik, të nevojës për të bërë ndryshime edhe në SPAK, edhe te reforma në drejtësi. Praktikisht ka thënë që reforma në drejtësi sipas atij, nuk është performante, nuk është e sukseshme. Cila është arsyeja që sot, tani do të duhet të hidhte këtë dorashkë politike në mes të Parlamentit.

Pyetja tjetër është si? Si do ta bëjë dhe nuk e fshehin fare. Nuk e fshehin fare, sigurisht buron forca mesa duket që janë një front anti-SPAK prej 110 deputetësh. Shumicë edhe Kushtetuese madje, siç e thotë zoti Kthupi dhe kërkojnë të ndërtojnë një mekanizëm kontrolli nëpërmjet një komisioni parlamentar të posaçëm dhe të përhershëm. Është ajo gjë që nga kjo sallë, nga kjo tavolinë, kryetari i PD, Lulzim Basha e ka thënë që në janar dhe që në atë kohë shumëkush nuk është se e mori me shumë seriozitet. Si ka mundësi, si mund të thyhej tabuja e Reformës në Drejtësi. E pra ja, me një komision parlamentar, një komision politik i cili do t’i bëjë hije punës së SPAK-ut në mënyrë paralele gjatë gjithë kohës. Do ta markojnë, do ta eklipsojnë.

E fundit, cili do të ishte qëndrimi që në fakt politika do të duhet të mbajë ndaj sistemit të dretësiësë dhe në fakt atë që Partia Demokratike ka mbajtur. Qëndrimi i mbajtur që në 2016-ën. Qëndrimi politik që në 2016-2n. Do të ndërtojmë një sistem drejtësie i cili të jetë imun nga ndërhyrja politike dhe që politika nga ana tjetër t’i mbajë duart larg nga drejtësia. Sot e vetmja gjë që mund të bëhet dhe që ka sens të bëhet, që nga njëra anë të tregojë mbështetje për SPAK-un, që puna e SPAK-ut të eci e papenguar, nga ana tjetër të tregojë edhe vet frnimin e politikës nëse është e sinqert. Është vetëm një gjë: politika do të duhet thjesht dhe vetëm të plotësojë kërkesat që SPAK ka, atë që ka bërë PD para disa ditësh. Duke paraqitur amendamente në Parlament, qoftë për burime njerëzore, qoftë me mbështetje financiare, qoftë për çështjet e statusit. Vini re, kërkesa që vijnë dhe që burojnë nga organet e drejtësisë, jo çfarë i shpik në mendje, mendjet e sëmura dhe të frikësuara të politikës, të qeverisë dhe të kryeministrit. Kështu rritet e mbështetet dhe respektohet Reforma në Drejtësi dhe SPAK. Çfarë duhet të bëjë politika, të heq çfarëdolloj pengese që ka ngelur nga e shkuara atëherë kur drejtësia i kishte duart e lidhura, të heq imunitetin, siç dhe ne e kemi depozituar. Si ndihmohet SPAK-u meqë objekti kryesor i SPAK është lufta kundër korrupsionit dhe korrupsionin kryesor ëe bëjnë rangjet më të larta të politikës, qeveria, parlamenti po të doni ju? Të bëjnë vettingun në politik. Siç e kemi propozuar që një institucion tjetër, jo SPAK, një institucion tjetër ILDKPI-ja, meqë ka dhe detyrë funksionale të shndërrohet e të marrë, të fokusohet në punë të tjera, edhe tek vettingu i 200 e ca politikanëve, duke lehtësuar e duke përshpejtuar luftën ndaj korrupsionit.

Kjo pra është leximi i lëvizjes së djeshme të kryeministrit më të korruptuar, i qeverisë më të korruptuar të këtij shteti që ka hedhur sot si një sfidë ndaj publikut apo ndaj opozitës. Ky është qëndrimi i Partisë Demokratike që kemi mbajtur, mbajmë e do të mbajmë.

Faleminderit!