Në ditën e dëshmorëve të Kombit, deputetja e PD, Eralda Bano, ka përkujtuar 6027 të pushkatuar, 34135 të burgosur e të dënuar politik dhe 59009 të internuar. Në një postim në facebook, Bano shprehet se shumë dhanë jetën për një atdhe i cili u shndërrua nga marrëzia e një karakteropati, në diktaturën më të egër që kishte njohur koha. Ndërsa drama më e madhe sipas saj, është se askush nuk mbajti përgjegjësi dhe nuk u dënua për këto krime çnjerëzore.

 

Postimi i plotë i deputetes së PD, Eralda Bano:

 

Dita e Dëshmorëve të Kombit më sjell ndërmend 6027 të pushkatuar, 34135 të burgosur e të dënuar politik dhe 59009 të internuar.

Shumë dhanë jetën për një atdhe i cili u shndërrua nga marrëzia e një karakteropati, në diktaturën më të egër që kishte njohur koha.

Drama më e madhe është që kurrë askush nuk mbajti përgjegjësi dhe nuk u dënua për këto krime çnjerëzore. Dhe kurrë askush nuk denjoi të pyeste veten PSE?!

Kush i lejoi sekretarët e rinisë dhe ish-sigurimsat të ngjiteshin vetë apo të ngjisnin sojin e tyre në parlament?

Kush mban përgjegjësi që sot në pushtet për të tretën herë është djali i Kristaq Ramës?

Kush i lejoi këto rudimente komunsitësh të vinin në pushtet?

Demokracia e vërtetë ndodh kur qytetarët marrin vendime mbi bazën e i formacionit real dhe të pagjymtuar.

E kjo demokraci nuk ndodhi dot as kur emri ju vu Demokraci.