FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
Sa më shumë SPAK ka sukses në goditjet kundër korrupsionit qeveritar të kudo shtrirë që është edhe problem kryesor i shqiptarëve sot, sepse është shkaku i mjerimit ekonomik i rritjes së kostës së jetesës, i shkatërrimit të jetesës, aq më shumë nxjerrin nga syrtarët projektet për të zhbërë strukturën institucionale të SPAK-ut për të kontrolluar SPAK-un politikisht dhe për t’i vënë shkopinj në rrota. Shembulli klasik u zhvillua pak çaste më parë kur autori i amnistisë të korruptuarve të dënuar nga SPAK, Ulsi Manja, shkon dhe u jep leksion prokurorëve të SPAK-ut se si duhet të luftojmë korrupsionin. Kjo tregon që kjo qeveri ka rënë jo vetëm moralisht, por edhe psiqikisht. Të shkosh t’u tregosh atyre që të vetmit faktor që lufton korrupsionin në vend, se si duhet luftuar korrupsioni ndërkohë që urdhëruar administratën të hesht duke kërcënuar punonjësit e administratës me pushim nga puna nëse denoncojnë korrupsionin e zyrtarëve të tyre. Me pasoja të qarta, qindra zyrtarë po japin dorëheqjen. Ku nuk ka as aplikime më për të zënë vendet e lëna bosh sepse e kanë kuptuar që përdoren si mish për top për aferat korruptive të këtij kryeministri, të këtij kryebashkiaku dhe të vartësve të tyre. Është e qartë që këtu hipokrizia ka arritur nivelet më të larta dhe më të mjerueshme. Nga njëra anë Ulsi Manja që u jep mend prokurorëve si të luftojnë korrupsioni, kur liron të korruptuarit me amnisti, duke dhënë një mesazh të qartë drejtësisë që politika e kalbur e kësaj qeverie, do të bëj gjithçka që të lirojë ata që prokurorët guximtar dhe gjyqtarët e këtij vend ii kanë dënuar sepse i kanë kapur në flagrancë në afera të rënda korruptive në kurriz të qytetarëve , në kurriz të pasurive të tyre, në kurriz të interesit publik. E njëjta gjë në raport me të tjera aspekte të bashkëpunimit të SPAK-ut me institucionet e tjera ndërkombëtare, ku jepet leksion në vend që të ndryshohen ligjet, të ndryshohet kodi i procedurës penale siç e kemi propozuar tashmë dhe depozituar tashmë në parlamentin e Shqipërisë, për të lehtësuar komunikimin e ndërsjelltë mes institucioneve, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe institucioneve të huaja. Apo për të furnizuar SPAK-un me resursest e nevojshme, burimet e nevojshme njerëzore për të kryer punën pa pengesa dhe pa sdërhallje të cilat shkaktohen nga jo thjesht nga mosbashkëpunimi por nga qëllimi i këtij kryeministri, i kësaj qeverie, i këtij ministry të drejtësie për të demoralizuar, për të ngadalsuar dhe për të intimiduar çdo rezultat dhe vet institucionin e SPAK-ut, BKH-së dhe GJKKO-së.
Ndaj, i vetëdijshëm tashmë për pengesat të cuilat po i vihen mbi dhe nën rrogoz në një mënyrë të paligjshme nga një kryetare parlamenti që e trajton Parlamentin si pronën e vet private nën shembullin e kryeministrit që e trajton shtetin shqiptar si pronën e tij private. Është e pafalshme që një person i cili sot duhet të jap llogari se pse gënjeu publikun shqiptar. Duhej të jepte llogari dje, e shmangu interpelancën e djeshme. Pse i gënjeu shqiptarët kur tha që nuk ka përfitues nga amnistia, të korruptuar, të dënuar nga GJKKO, si ka mundësi që ky person të shkojë dhe të japë leksione SPAK-ut për luftën kundër korrupsionit, kur është përfaqësues i qeverisë më të korruptuar në 34 vite të tranzicionit shqiptar dhe nnjë nga qeveritë më të korruptuara në Ballkan.
Ndaj për t’i vënë fund kësaj loje, është e rëndësishme që të gjithë së bashku Partia demokratike, të tjerë faktorë politikë opozitarë, media e pavarur, organizatat jo qeveritare që monitorojnë korrupionin dhe faktori ndërkombëtar që i mbështet, të hapim sytë sepse ndodhemi përpara një komploti të udhëhequr dhe të përgatitur nga Edi Rama dhe qeveria e tij, por që nuk mund ta realizojë pa mbështetje të faktorëve të tjerë politikë në parlament për të kufizuar hapësirën e veprimit të SPAK-ut për të goditur punën e tyre dhe për të frenuar atë që shqiptarët presin, dhënien fund të pandëshkueshmërisë dhe luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe jo për të mbrojtur çdo zyrtar që ka abuzuar me paratë dhe pasuritë publike.
Amnistia penale pas një sërë aktesh të tjera, është akti më i rëndë i kësaj qeverie, është atentat kundër reformës në drejtësi. Është po kështu një provë gjenerale me faktorë të çveshur nga çdo përgjegjësi opozitare për të siguruar mbijetesën e një kaste politike që mbi interesat e shqiptarëve, zgjedh gjithmonë interesat e veta. Partia Demokratike është distancuar nga ky vendim i turpshëm, e ka denoncuar atë, i ka paralajmëruar deputetët të mos votojnë për të dhe sot është dita e në vazhdim që çdo deputetë që ka ngritur kartonin qoftë dhe nën pretendime false, që në fakt nuk duhet të ndodhein sepse deputeti duhet të lexojë atë që voton, të distancohen nga ky akt i turpshëm dhe atentat kundër reformës në drejtësi. Sa më shumë kohë kalon, hesthja e tyre i kompromenton rëndë si pupacë të qeverisjes së Edi Ramës dhe natyrisht kjo është shumë e rëndë pë rata deputetë që ndodhen aty me mandatin opozitar. Partia Demokratike në analizën e vet, në veçanti në prag të shpalosjes ë ofertës së vet elektorale, do të marrë parasysh edhe qëndrimet e çdo deputeti në raport me amnistinë penale, me këtë akt të rëndë që nga njëra anë mbajti 3 muaj në burg, 3 muaj më gjatë persona të cilët duhej të përfitonin nga amnistia për arsye humanitare, për të shpëtuar afro 100 të korruptuar. Që ky ka qenë një akt i menduar dhe i planifikuar tinëzisht provohet në shumë forma dhe mënyra jo më pak nga fakti që nëse projektligjin e parë e konsultuan ose pranuaj që e kishin konsultuar me SPAK dhe me institucionet e tjera të drejtësisë. Ky i dyti i cili u pazarua në mes të natës dhe u trafikua mëngjesin e të nesërmes, ishte i pakonsultuar dhe përfshinte zyrtarë të dënuar për korrupsion nga gjykata kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ky akt i rëndë nuk do të kalojë dhe as nukd o të harrohet. Partia Demokratike do të sigurojë që kjo mos të harrohet dhe garantojmë të gjithë publikun shqiptarë që kjo nuk do të harrohet. Nuk mundet që taksapaguesit shqiptarë, qytetarët e këtij vendi që duan barazi para ligjit, partnerët ndërkombëtarë të investojnë për vite e dekada në ngritjen e strukturave të posaçme për të goditur korrupsionin, armikun më të egër të mirëqenies së shqiptarëve dhe pastaj si i bukuri shejtan bëhen bashkë votat për të amnistuar të dënuarit për korrupsion. Ndërkohë që nga amnistia nuk përfitojnë protestuesit kundër korrupsionit. Kjo është një plagë e hapur dhe do të mbyllet vetëm kur përgjegjësit për këtë akt monstruoz të marrin atë që meritojnë politikisht dhe në çdo aspekt tjetër.
E treta ka të bëjë me një sërë aktesh të opozitare të cilat mbahen peng nga Lindita Nikolla, e cila që kur nuk përmendet më vila, është kthyer në një bashkëpunëtore të zellshme të një grushti njerëzish që bëjnë Pazar me kauzat e opozitës dhe që i përdorin faktet kundër vjedhjes së pushtetarëve si shantazh për të arritur objektivat e tyre personale. Prandaj ditën e sotme kryetarja e grupit parlamentar Flutura Açka i ka kërkuar dhe njëherë zyrtarisht kësaj zonje të kallëzuar në SPAK për shpërdorim dëtyre, të hedh të gjithë hapat e duhur për të kaluar në kalendarin e punimeve të Kuvendit një sërë projektligjesh, projektvendimesh duke nisur nga projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin numër 90-49 “për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nënpunësve publik”, depozituar në Kuvend në datën 6 nëntor 2023 nga unë në emër të Partisë Demokratike. Që është me fjalë të tjera projektligji për vettingun e politikanëve. Projektvendimi për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit, depozituar në të njëjtën datë në 6 nëntor, parashikohet heqja e imunitetit të parlamentarëve. Projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në kodin zgjedhor depozituar në 15 nëntor 2023 nga atëherë bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj. Projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në kodin penal të Republikës së Shqipërisë depozituar në 18 dhjetor 2023 në emër të Partisë Demokratike, nga unë. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 97, 12, 23, për buxhetin e vitit 2024, depozituar më 22 janar. i cili parashikon ndihmë financiare ushtarake për Republikën e Kosovës. Projektligjin për pagesat e vonuara në në detyrimet kontraktore tregtare të depozituar në 29 janar nga Sekretari i Grupit Parlamentar, Arbi Agalliu, që parashikon njësimin e procedurave të profesioneve të lira, me procedurat e ndjekura në rastin e ndërmarrjeve të mëdha dhe të mesme. Kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama të depozituar më 5 shkurt nga një grup prej 7 deputetësh në lidhje me çështjet e ngritura pas intervistës së zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Një tjetër interpelancë e kërkuar nga deputeti Kreshnik Çollaku për çështjen e kampeve të refugjatëve. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në kodin e procedurës penale të depozituar në 25 prill, i cili ka të bëjë me amendamentet tona për SPAK-un. Si dhe projektligjin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të depozituar njëkohësisht. Pra, një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh të cilat mbahen peng nga lindita nikolla dhe nuk futen në kalendarin e punimeve të Parlamentit.
Mes tyre mbahet peng siç e thashë prej datës 22 janar edhe propozimi për rialokimin e 50 milionë eurove ndihmë ushtarake për republikën e Kosovës. Këtë javë Beogradi ka hedhur një tjetër hap në shpalosjen e synimeve të veta revanshiste duke emëruar në qeverinë e re të Republikës së Serbisë dy persona në listën e zezë të alëatëve tanë strategjikë. Ky hap vjen pas një sërë aktesh të ndërmarra nga qeveria e Serbisë të cilat kanë për synim zhvendosjen e balancës politike përmes forcës ose kërcënimit me forcë. Ndërkohë që Republika e Shqipërisë mjaftohet vetëm me deklarata folklorike dhe nuk ka asnjë akt të vërtetë në mbështetje të qëllimeve dhe objektivave strategjike të Shqipërisë për të mbrojtur interesin e vet kombëtar, sigurinë e vet kombëtare dhe në kuadër të kësaj sigurisht për t’i qëndruar në krah Republikës së Kosovës. Të gjitha këto veprime, e bëjnë të qartë që kemi një simetri mes një hiperaktivizimi të Beogradit për t’u imponuar në agjendën politike të ballkanit perëndimor përmes akteve të forcës dhe një nënshtrimi të Republikës së Shqipërisë përmes mosveprimit apo fshehjes pas garancive që jep vet anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Natyrisht që kjo është një këmbanë alarmi për interesin tonë kombëtar, për sigurinë tonë kombëtare. Është diçka që e kam trajtuar gjerësisht në konferencat për shtyp me gazetarët dhe me të tjera dalje të mia mediatike. Nuk më vjen mirë që mbetem i vetmi zë që flas për diçka kaq të rëndësishme për çdo shqiptar siç është siguria jonë kombëtare. Ndaj i bëj thirrje qeverisë të heq dorë një orë e më parë nga shurdhëria, verbëria politike dhe pasivitati që e ka mbërthyer nga mosveprimi në raport me arsyen kryesore pse ekziston shteti, pse ekzoston qeveria siguria kombëtare dhe si hap të parë të sjelli urjentisht në seancën e ardhshme për diskutim dhe për votim amendamentin për ndihmë financiare, mbrojtjes së republikës së Kosovës.
03/05/2024