Anëtari i kryesisë së PD, Xhemal Gjunkshi, në një videos të postuar në rrjetet sociale la ngritur një problematikë shqetësuese siç është transporti i nxënësve të zonave të largëta me shkollën. Ai solli rasti e nxënësve në fshatin Ostren të Bulqizës, të cilët pa transport janë në mëshirë të fatit.
Më poshtë postimi i anëtarit të kryesisë së PD, Xhemal Gjunkshi:
Transporti i nxënësve të zonave të largëta për në shkollën më të afërt, është një problem në të gjithë Shqipërinë.
Gjëja e parë që bëri kjo qeveri në këtë drejtim, është heqja e transportit falas për nxënësit dhe për mësuesit.
Ndërkohë që mësuesve nuk iu është reflektuar në rrogë një gjë e tillë, nxënësit e zonave të thella ngelen në mëshirë të motit dhe të fatit.
Rasti i mbi 25 nxënësve në fshatin Ostren të Bulqizës, është një ndër qindra në të gjithë vendin.
Kryeministri Rama dhe ministra Manastirliu nuk kanë as dëshirën, as vullnetin e duhur, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.
Kjo qeveri është e mbytur nga korrupsioni dhe e zënë me propagandë që nuk i shërben njerëzve.
Partia Demokratike zotohet që t’i japër zgjidhje përfundimtare këtij problemi duke rikthyer transportin falas për nxënësit e zonave të largëta dhe një zgjidhje të arsyeshme për mësuesit, duke i mirëpaguar ata për rrugën e largët.
Ky është synimi dhe zotimi i PD-së, sepse ne kujdesemi për njerëzit.