Kryetari i PD, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit është shprehur se propozimi i PS që pritet të votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, është për të varrosur një ide të mirë apo të mos bësh asgjë. Basha tha se të vetmet akte të depozituara në Kuvend për luftën kundër korrupsionit, janë propozuar nga PD siç janë amendamentet që ndihmojnë SPAK-un, ligjin për vetingun e politikanëve dhe projektvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve.
FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVEND
Të dashur qytetarë, tëatri që shihni këtu në këtë sallë, bëhet për një arsye të vetme sepse as kryetarja e Kuvendit dhe askush tjetër në këtë sallë, nuk u kthen dot përgjigje pyetjes tuaj dhe pyetjes tonë, se pse ndërkohë kërkohet ngritja e një tjetër komisioni, a thua se nuk mjaftojnë 8 komisionet ekzistuese të parlamentit gjoja për luftë kundër korrupsionit. Të vetmet akte të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë në luftë kundër korrupsionit, janë varrosuar në syrtarët e plurosur të kësaj shumice të përmbysur moralisht nga aferat korrupstive të kësaj qeverie të zhytur deri në grykë në këto afera. Të ministrave të vet në ndjekje penale, në qeli apo në arrati. Procedura është që sot sillni në këtë sallë një propozim për një komitet apo një komision dhe siç dihet fare mirë, krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë apo të mos bësh asgjë. Zonja kryetare e Kuvendit, ka më shumë se një muaj në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar amendamente e Partisë Demokratike ëpr të ndihmuar SPAK-un financiarisht me burime njerëzore dhe me amendime të kodit të procedurës penale.
Pse rrefuzoni të paktën ta sillni për diskutim. Çfarë ju shtyn të mbani për më shumë se 6 muaj e gjysmë larg transparencës, larg debatit parlamentar, larg votimit në parlament propozimin tonë për barazinë e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë para ligjit, përmes heqjes së imunitetit të parlantarëve. Pse bëni sikur nuk e shikoni propozimin tonë, ligjin për vettingun e politikanëve që ka që në 15 nëntor në Kuvendin e Shqipërisë. Korrupsioni më i madh në shqipëri është korrupsioni zgjedhor. Keni propozimet tona për listat e hapura, për barazinë e votës, për votimin elektronik dhe jo vetëm që nuk i sillni, por terminuat në mënyrën më tinëzare komisionin e reformës zgjedhore duke skaduar afatet muaj pas muaji në mënyrë që të organizoni një tjetër batërdi elektorale.
Zonja kryetare, sjellja juaj me procedurën parlamentare si shumicë, refuzimi për të sjell në këtë Parlament amendamentet tona që ndihmojnë SPAK-un në luftën kundër korrupsionit qeveritar. Refuzimi juaj për të sjell në këtë parlament ligjin për vetingun e politikanëve, rrefuzimi juaj për të sjell në këtë parlament projektvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve, janë shprehje më të qarta të mungesës tuaj totale të vullnetit për luftë kundër korrupsionit, të faktit edhe komiteti apo komisioni që doni të krijoni nuk është gjë tjatër veçse një gjethe fiku për 10 muajt që i kanë mbetur një mazhorance 11 vite të zhytur kokë e këmbë në korrupsion.