Në prag të përkujtimit të Revoltës së Spaçit, kryetari i PD Lulzim Basha ishte në Spaç së bashku me Agron Hoxhën, i cili vuajti 13 vite në këtë burg. Në bisedën me Bashën, Marsidin dhe Ermalin, Hoxha ka rrefyer vuajtjet dhe zhgënjimin nga qeverisja pas rënies së regjimit.

Kryetari i PD u ndal tek borxhi që PD i ka të përndjekurve, neglizhenca për të mirëmbajtuar dhe shndërruar në muze kujtese vendet e vuajtjes së dënimit për të përndjekurit politik dhe domozdoshmërinë e hapjes së dosjeve të bashkpunëtorëve të sigurimit të shtetit si dhe të KGB dhe UDB. Basha nënvizoi faktin se Dosjet përdoren sot nga ata që kanë pasur akses tek to, si mjete shantazhi ndaj funksionarëve politik, punonjësve të sektorit të medias dhe ekonomisë.

Agron Hoxha tregoj arsyet e arrestimit, vuajtjet në burg, si vriteshin dhe as trupat si ktheheshin familjes dhe si nisi revolta e Spaçit

Këtu kam ardhru në gusht të vitit 1975, isha vetëm 20 vjeç. Isha dëanuar për agjitacion propagandë dhe bisedë arratisje. Po bisedoja me 4 shokë dhe agjitacioni që ishte brenda bisedës. Nuk na pëlqente jeta që bënim. Ishte një jetë që nuk kishte privatësi. Doje të dëgjoje një këngë të huaj, nuk të linin, doje të lije pak flokë se ishim të rinj, apo të vishje pantallonat që doje, nuk të linin. Imagjino që të kesh një dënim për këto gjëra që të them unë. U dënuam të katër shokët, 2 me burgim me 25 vite dhe 2 me pushkatim, njëri 19 vjeç dhe tjetri 34 vjeç. Unë asnjëherë nuk e përqafova nënën dhe babain tim. Biles dhe mbesa ishte 7, 8 vjeçe kur erdhi në takim, donte të më puthte kur të ikte dhe polici nuk e la.
Të themtë drejtën kur erdha në Spaç, kur pash natyrë kështu u ndjeva i lirë. Sepse çfarë kisha hequr 7 muaj në birucat e Fierit, lagështirë, tmerr, dhunë, çfarë të them unë. Një njeri në moshën time në atë kohë ishte e pamundur t’i rezistoje dot atyre veprimeve që kryenin ata ndaj të burgosurve. Këtu ka qenë biruca e kampit. Këtu vije nëse nuk përmbushje normën të punës që të kishin ngarkuar. E dyta, në kamp kishte një rregullore të brendshme këta, që nuk të lejonin të mësoje gjuhë të huaja. Në qoftë se do të gjenin një libër të huaj, vije te biruca 30 ditë. 30 ditë në birucë në -15 gradë celsius i zhveshur.
Kur erdha këtu më caktuan minator, isha 20 vjeç. Minatori është profesioni më i rëndë i minierës, ku kisha në ngarkim dhe dy punëtorë. Dhe unë kam bërë biruca disa herë sepse nuk përmbushja dot normën sepse ai që kisha unë në turn, përshembull punëtori ishte shumë sëmurë, apo ishte shumë plak, skishte fuqi dhe e paguaja unë. Më thoshin mua ata kush nuk punoi nga këta, unë asnjëherë nuk u kam thënë që nuk punoi ky, as ai. Unë punoja në lopat me ata, bënim çështë e mundur që ta zinim ciklin. Edhe ata punonin me gjithë mundësitë e tyre, por aq takat kishin, 2 pleq që mund të ishin dhe të pafuqishëm, edhe të sëmurë dhe ndaj unë birucën e kam bërë shumë herë dhe unë e di çfarë kam hequr këtu. Pjesa më e keqe e burgut tim biruca ishte. Unë shumë herë kur isha vetëm në birucë, veja kurrizin se ishte dërrasë dhe gjithëandej ishte beton, ftoht kiamet. Ta rezatonte të ftohtin edhe tavani, ishte gjë e tmerrshme. Kam mbajtur një plak njëherë këtu me frymë nga shpatullat. i fryja në shpatulla, iu bënë ujë shpatullat sa nuk duroi dot, erdhi roja në mëngjes dhe i tha rojës o më vrisni ose më hiqni që këtu se nuk duroj dot. Më bëni çfarë të doni vetëm më hiqni.
Puna në galeri ishte shumë e rëndë, ka pasur shumë viktima. Ata që vdisnin i merrnin dhe i çonin atje poshtë. Familjarëve u thoshin që vdiq, por trupat asnjëherë nuk u kthyen. Thoshin që duhet të mbarojë dënimin, edhe pse kishte vdekur. Pavarësisht nuk ua jepnin asnjëherë trupin.
Unë kisha shkoë që kishin qenë në revoltën e Spaçit. E gjitha ka ndodhur për një shall. Jo hiqe shallin, ishte ftohtë do vinte tjetri kapelen shallin, se ishte tmerr, jo hiq shallin dhe e morën e futën në biruc. Bëheshin ditët nuk po e nxirrnin. Ai oficeri harroi derën hapur, ky iku, Pal Zefi e kishte emrin. Polici erdhi për ta marrë dhe e gjeti te cepi. U shtynë aty me policin, i gjuajti polici, gjaujtën ata policin. Kampi u fut, goditën polecët, ikën me vrap policët, kapelet nëpër mure ikën dolën jashtë. E raportuan si problematikë dhe filluan pastaj ta rrethonin. Policia u kërkoi të dorrëzohen, këta nuk u dorrëzuan dhe u bë shtetrrethimi. Aty filloi revolta e vërtetë, njerëzit nuk bindeshin më, policët nuk futeshin më dhe filluan me kërkesat.

Agron Hoxha rrefen tmerrin: Babai me vdiq pa i thene lamtumire, te burgosurit i vrisnin dhe as trupin sua jëpnin familjareve

 

Vitet e para vinin më shikonin edhe babai edhe nëna. Pastaj u plak im at dhe biles rradhën e fundit më tha që unë nuk do vij më tha dhe uroj të lirohesh shpejt e të më gjesh gjallë. Kur dola nuk e gjeta gjallë, e gjeta të vdekur. Nënën e gjeta të gjallë. Më thoshte im vëlla kur u lirova që babai para se të vdiste ishte shumë sëmuë dhe i thoshte vëllait tim u thuaj atyre të partisë të ma sjellin sa ta shoh dhe ta marrin prap.

 

Hoxha tregon se si u takua me policin e burgut dhe zhgënjimi nga ata që morën pushtetin pas rrëzimit të regjimit

 

Unë mbaj mend një ish polic të kampit që quhet Pjetër Koka, ai ka qenë më i keqi. Ai s’të falte, të tjerët edhe falnin, ai ishte më i keqi. Kishte një të mirë që nuk të prekte me dorë asnjëherë, por më mir të të fuste një shpullë sesa të rije 30 ditë në birucë. Kur e kam takuar në demokraci nuk i kam folur, çrarë t’i flisja një krimineli, halabaku. Jemi ndëshur në Astir dhe atëherë punoja tek instituti i të përndjekurve dhe po shkoja në këmbë kur u hasëm ballë për ballë. Por një njeri që e shikon 13 vite çdo ditë, fytyrën e tij unë më mirë mbaja mend Pjetër Kokën sesa mbaja mend babain tim. 2013 apo 2014 ka qenë, e pash kështu dhe ika. Ai si duket i ndaloi këmba mendoi se edhe mund t’i flisja, ika dhe nuk i fola.
Do thuash ti pse nuk u irritove, pasi sa herë të ka future në birucë ky njeri ti fare nuk ke gjak? Këtë në fakt duhej ta bënin ata që morën pushtetin, jo unë. Se unë po ta vrisja atë do vija prap në burg. Ajo i takonte atyre njerëzve, ashtu siç e kishin bërë vendet e tjera, se këta s’ishin të vetëm. Përshembull Çekia, këta persona i përjashtoi nga të gjitha funksionet shtetërore që të gjithë. Domethënë mori masë shteti, jo personi.

Hoxha mesazh të fortë nga burgu i Spaçit: Mos shkoni pas kultit të individit

 

Brezit të ri do t’i thoja që t’i iki atij mendimit që të ngrejë kulte për individin, ky është hapi i parë për demokracinë. Ajo të jetë sipas shkallës së intelektit ose njohurive që ke, domethënë meritokracia të shkojë atje ku duhet. Ky popull duhet ta ketë ndjenjën e rotacionit, se 30… ne kishim Enverin, më mirë të rinim me të. Se pastaj kur u bënë të gjithë si Enveri, çfarë kuptimi ka. Me kalimin e kohës ndryshojnë edhe kërkesat e njerëzve, ndryshojnë edhe mentalitetet e njerëzve, edhe besoj që edhe duke u shkolluar tani na u dha mundësia që fëmijët tanë të studiojnë edhe jashtë shtetit, kanë të tjera mundësi. Në fund të fundit pse mod të ingranohen edhe ata nëpër partitë politike. Me mentalitet i ri, them se demokracia do eci mbarë. Brezit të ri i them të njihen me të kaluarën, me vuajtjen e këtij populli që mos të kthehemi prap aty, por të gëzojmë demokracinë.

Prej 20 vitesh ruan burgun e Spaçit, politika futi në sherr të përndjekurit. Thirrje Bashës: Faleminderit që erdhe, bëj diçka për të përndjekurit se po vdesin

 

Ky është viti i 20 qëkujdesem për burgun. Ky ka qenë e mirëorganizuar për t’u fshirë si histori. Që në 90 ky u la që të ruhej. Fatos Lubonja, ka ardhur njëherë këtu për të marrë, ti ke qenë kryetar Bashkie, makina juaj ka ardhur këtu dhe nuk gjeti shtyllë. i kemi nxjerr nga galleria për t’i çu atje. Njëzit si Agroni shyqyr që janë gjallë. Unë po të isha person zyrtar me këta do merresha , nuk do merresha shumë me politikanët dhe me llojin e tyre. Do merresha me këta se këta janë ajka jonë, kanë vuajtur me të gjitha mënyrat. Unë kujtoj një rast dhe nuk rri dot pa e thënë: kur ka qenë kryetar bashkie në fillimet e veta Edi Rama, erdhën 2 autobusa, unë isha këtu. Dhe disa i kishte nisur Edi Rama me fletushka të përndjekur, disa i kishte nisur Sali Berisha. Edhe këta arritën u konfliktuan me njëri-tjetrin këtu te burgu. Dhe kjo më vjen keq dhe thosha si këta njerëz të vuajtur i përdor politika.
Këta duan ndihmë, këta janë mbetur rreth 400 vetë të nderuar, se të tjerët kanë vdekur dhe duan përkujdesje. Dhe duan përkujdesje, se kush do ta bëjë? Kam një falenderim për ty zoti Basha, që ke ardhur dhe e ke prek vet këtu. Se shumë njerëz që janë të politikës dhe ata që kanë ambicie për të ardhmen duhej të vinin ta shkelnin këtë vend dhe pastaj të shikonin gjërat e tjera. Kur ta prekësh shpirtërist këtë vend, atëherë mendoj se i bën gjërat mirë.

Përgjegjësia e PD për mos kthimin në muze të vendeve të vuajtjes së dënimit dhe mungesës së dëmshpërblimit

 

Fakti është një mungesë, është një padrejtësi e dytë. Padrejtësia e parë është dënimi juaj çnjerëzor, padrejtësia e dytë është fakti që shteti demokratik, pas rënies së kominizmit detyrë të parë duhej të kishte vendosjen e drejtësisë në raport me ata që vuajtën persekutimin komunist me ju nëpër burgje, kampe përqendrimi. Dhe këtu, jo vetëm që nuk ka ndodhur kjo, për fat të keq një pjesë e tyre vazhduan në administratë, një pjesë e tyre u graduan në administratë. Dhe nuk po flas për administratën e PS ku kanë ruajtur edhe lidhjet, por po them edhe në administratat e Partisë Demokratike. Shokuese siç është, sepse do ta them haptazi jo për justifikim, rolin e disa prej tyre e kam kuptuar, e kam marrë vesh më vonë, por fakti është që kishte persona me pozita të larta dhe me pozita zbatuese persekucioni, që më vonë e gjetën veten e tyre në pozita të larta ekzekutive pas vitit 92.

Shpagim personal ndaj këtyre të vuajturve është e pamundur të jepet për këto vuajtje. Ajo që mund të përpiqemi të bëjmë, është të njohim pjesën e përgjegjësisë së shtetit për ferrin në të cilin janë detyruar të kalojnë. Po sa ka njerëz përgjegjës për persekucionin që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite detyrat në administratën shtetërore. Dhe pasja vimë tek pjesa politike. Kemi një problem nga ata që quhen rëndom në gjuhën e popullit, quhen bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, por nuk janë vetëm bashkëpunëtorët, janë dhe agjentët, janë dhe operativët e sigurimit të shtetit. Dhe brenda kësaj pastaj kemi një problem tjetër të lindur nga politika, që është përpjekja për t’i shantazhuar apo më mirë të themi përpjekja për t’i kontrolluar përmes shantazhit. Pra njerëz të caktuar në Shqipëri që kanë akses në dosje. Akses të paligjshëm në kopje të dosjeve apo dhe në dosje origjinale shantazhojnë edhe sot e kësaj dite njerëz me përgjegjësi publike. Që nga politikanë, anëtarë të parlamentit, zyrtarë të lartë, sipas raportimeve të para disa kohëve deri në zyrtarin më të lartë të Republikës dhe nerëz të tjerë me përgjegjësi publike, qofshin të botës së medias, apo të botës së ekonomisë të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë. Duken sikur po bëjnë një jetë normale, por kur u tundet një dosje kthehen në njerëz të kontrolluar.

Gjëja e parë që duhet të ndodh është që personat që marrin përgjegjësi politike, nuk duhet të jenë të shantazhueshëm, pra të mos kenë dosje bashkëpunimi me sigurimin e shtetit apo një akt më i rëndë me diktaturën e atëhershme. Propozimi që qëndron prej kohësh në parlament është që çdo person që merr përgjegjësi politike, deputet, ministër, kryetar bashkie, anëtar i këshillave bashkiak, duhet të firmos një formular që nuk ka qenë apo që ka qenë bashkëpunëtor, e tjerë e tjerë. E dyta pastaj, personat që kanë pasur një rol bashkëpunimi me sigurimin e shtetit, nuk mund të jenë përfaqësues të popullit.

Është 2024, 34 vite që nga rënia e kominizmit. Është 49 vite që kur Agroni është dënuar. Është një brez i tërë i cili ka bashkëjetuar në këtë dramë dhe pjesë e kësaj shoqërie, janë ata që kanë shkaktuar këtë dramë. Nuk mundet më, edhe për hir të kujtesës të atyre që nuk jetojnë, për hir të nderimit dhe respektit të këtyre që kemi mes nesh, por dhe për hir të brezave të ardhshëm të vazhdojmë të jetojmë me këtë skizofreni brenda shoqërisë tonë ku kemi një numër jo të vogël personash publik që për tjetër gjë e mbajnë veten, e tjetër gjë ndihen se janë. Kjo duhet të marrë fund.

Duhet të marrë fund dhe një aspekt tjetër, që është agjenturat e shërbimeve armiqësore me Shqipërinë. Atëherë në një aspekt të caktuar dhe në një kohë të caktuar, se në disa raste kanë qenë dhe aleatë për një kohë të shkurtër dhe në veçanti sot. Autoritet përkatëse duhet të marrin masa të ekspozojnë agjenturën sovjetike dhe agjenturën e UDB-së në Shqipëri, për të hequr çdo mundësi që këta njerëz të riaktivizohen qoftë përmes vullnetit të tyre apo përmes shantazhit, që në qoftë se ju do aktivizoheni në agjenturat e reja të BIA apo FSB-së dhe GRU-ja, atëherë do keni pasoja. Është fare e thjsht, në qoftë se ka njerëz të gjallë në Shqipëri sot që atëherë kanë qenë agjenturë e UDB-së dhe e KGB-së, është në interesin e sigurisë tonë kombëtare që këto të ekspozohen. Nuk bëhet fjalë për dënim penal, thjesht të ekspozohen që të dihen këta njerëz kanë qenë pjesë të agjenturave, pikërisht që të shmangim çdo mundësi që sot keqpërdoren sërish nga shërbime sekrete armiqësore ndaj Shqipërisë dhe ndaj NATO-s.