Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një intervistë në emisionin Drejt në televizionin Ora Neës. Ndër të tjera kreu i PD, është përgjigjur për mitingun e kryeministrit në Athinë, ndërsa tha se duhet hetuar se me shpenzimet e kujt shkoi administrata në Greqi.

 

“Si mund të mos reagoja kur njeriu që është përgjegjës për largimin më të madh të shqiptarëve në 34 vite, drejtpërdrejtë oërgjegjës, në fund të mandatit të tij të tretë, pasi ka plotë 4 palë zgjedhje që premton votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, shkon atje me administratën publike me vete që është një çështje për t’u zbardhur. Si udhëtuan këta njerëz, me shpenzimet e kujt udhëtuan aty, për të krijuar një mizensen e cila nuk bind askënd. Ne e dimë që në Greqi ka me qindra e mijëra bashkëatdhetarë, numrat varijojnë nga 600-900 mijë dhe afërmendsh, çdo politikan kryesor i vendit mund të organizojë një tubim nëse dëshiron të organizojë një tubim. Pse duhet ta ngresh administratën, ta shkulësh administratën nga Tirana për ta çuar atje? Që të ndihet mirë Edi Rama? Po si ndihen ata shqiptarë që ka përzënë në këto 11 vite? Si ndihen ata shqiptarë mendojnë ditë për dfitë të largohen pikërisht për shkak të keqqeverisjes, të korrupsionit të Edi Ramës që ka varfëruar vendin dhe ka pamundësuar shanset për një jetë normale për mijëra e mijëra shqiptarë. Sot jemi 13 maj, është bërë para 1 viti censusi, pse nuk publikohen të dhënat e censusit. Sepse, pavarësisht prej alibive që gjoja me hakerime, fakti është që të dhënat janë tronditëse. Dhe tregojnë se darama më e madhe që ka shkaktuar Edi Rama, produkt i të gjithë dramave të tjera, është shpopullimi i Shqipërisë” – tha Basha.

 

Zoti Basha dha edhe mënyrën se  si largohet qeveria e Edi Ramës.

 

“Si largohet kjo qeveri? Korrupsionin e kësaj qeverie e ka marrë vesh gjithë bota, jo vetëm shqiptarët. Lidhjet e tyre me krimit janë faktuar. Shqiptarë ti dinë më mirë se sa t’ia numëroj unë. Shqiptarët presin alternativën dhe shpresën, si një instrument ndryshimi për mirë. Hera e fundit që ka ndodhur kjo është pothuajse e harruar. Ndryshimi vjen përmes luftës dhe politikës. Për 200 vite Evropa ka zgjedhur politikën për të zgjidhur konfliktet. Ndërkohë politika në shqipëri është kthyer në biznes, nuk është më arti i zgjidhet se kontradiktave dhe që të ecë para ekonomia. Kur është bërë debati i fundit mes kryet të opozitës dhe kryeministrit? Opozita duhet të fitojë betejën me veten, para se të fitojë betejën me këtë qeveri. Duhet pastruar shtëpia për tu përballur me qeverinë. Kemi brenda opozitës që kanë vendosur axhendën e tyre personale mbi atë të opozitës” – u shpreh Basha.

 

Më tej kreu i PD, foli edhe për rezolutën e propozuar nga PS për komisionin kundër korrupsionit, të cilin e quajti banal. Sipas tij, nëse politikanët e kanë seriozisht luftën kundër korrupsionit, të votojnë propozimet e PD që janë në Kuvend si vetting u politikanëve, heqja e imunitetit dhe amendamentet që forcojnë SPAK-un.

“Pas 11 vitesh të thuash që më duhet një komision i veçant që në 10 muajt që kanë mbetur të luftojë korrupsionin, s’ka njeri që të beson, edhe qentë e rrugëve që ecin me ty. Ke pasur 11 vite pushtetin dhe të paska munguar ty një komision me opozitën që të luftosh korrupsionin, kjo është demagogji e nivelit më banal. Në qoftë se ka vullnet për të luftuar korrupsionin, nise nga propozimet e opozitës të Partisë Demokratike në Kuvend. Ligjin për vettingun e politikanëve tashmë i plotë dhe në përputhje totale me Komisionin e Venecias, e ka që prej 6 nëntorit. Propozimi për heqjen e imunitetit. Luan, ti tani nuk je deputet dhe nuk ke imunitet. Ndërkohë kolegët e tu që janë deputetë, në vend që të ndiqen penalisht për çdo lloj vepre penale për të cilën mund të dyshohen, gëzojnë të drejtën, privilegjet që kjo ndjekje të mos ushtrohet derisa kolegët e tjerë të japin leje. Po kjo s’është barazi para ligjit. Kujt i flet për luftën kundër korrupsionit, kur sapo është arratisur zëvendëskryeministri dhe jo njeri do si do, por njeriu më i besuar i Ramës, sepse u desh 2 javë të bëheshin procedurat për imunitetin e Arben Ahmetajt. Heqja e imunitetit, kemi çuar para dy javësh propozimet tona për SPAK-un, si të fuqizohet SPAK-u. Për fat të keq, sot i vetmi faktor politik që godet korrupionin e Edi Ramës, por është koherent me SPAK-un, është Partia Demokratike. Të tjerët thonë jemi kundër korrupsionit, por jemi dhe kundër SPAK-ut” – u shpreh Basha.