Partia Demokratike, përmes sekretarit për marrëdhëniet me publikun, Edvin Kulluri, ka reaguar në lidhje me Komisionin Hetimor për sistemin TIMS. Kulluri shprehet se plani hetimor që u votua ditën e sotme edhe me votat e përfaqësuesve të “opozitës së pazareve”, është hartuar nga ekspertja e partisë socialiste dhe nuk  parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

 

Reagimi i plotë i Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri:

 

“Opozita e pazareve” miraton Planin Hetimor të ekspertes së propozuar nga PS, ku rezulton se Kryeministri dhe Ministri i Brendshem ne detyre i kohes, nuk do të thirren në Komisionin Hetimor për “TIMS”

Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh Planin Hetimor. Me votat edhe të përfaqësuesve të “opozitës se pazareve”, ku ben perjashtim deputeti Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuar nga Partia Socialiste!

Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm. Po kështu ne nje akt te paprecedente nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.

Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

Hiqet Rama nga thirrja pikerisht sic “urdheroi” dy dite me pare ne fjalimin e “Ali Babes qe s’di c’bejne 40 hajdutet”, e ne fakt s’ka inspektim. Ashtu si ne rastin e amnistise Manja-Bardhi ku e pesuan protestuesit e u liruan abuzuesit, seriah “opozita e pazareve” dorezohet ne prehrin e Rames!