Deputeti i PD, Arbi Agalliu, në një postim në Facebook, shkruan se PD e kishte paralajmëruar që në fillim që amnistia ishte pazari që liroi dhe uli dënimin e të korruptuarëve dhe përjashtoi protestuesit kundër korrupsionit.

 

Reagimi i plotë i deputetit të PD, Arbi Agalliu:

 

Siç e paralajmëroi prej fillimit PD, amnistia ishte pazari që liroi dhe uli dënimin e të korruptuarëve dhe përjashtoi protestuesit kundër korrupsionit.

Hallexhinjtë e halleve të përbashkëta, të cilët duan të kontrollojnë SPAK, i çuan mesazhin e parë përmes amnistisë “Ju dënoni, ne lirojmë”.