Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Interview në EuroNews, foli për programin e PD që u shpalos në datën 1 qershor. Në lidhje me bonusin e bebes së tretë, Basha u pyet nëse do të bënte një fëmij tjetër, ku për këtë u përgjigj me shaka tha se ndodhej në konflikt interesi.

Më tej ai foli edhe për mbështetjen që do të japi PD për familjet e reja, ku pjesë e paketës është edhe subvencionimi i kredive për shtëpi.

 

“Në programin tuaj ju propozuar bonusin për fëmijën e tretë, do bënit vet një fëmij të tretë?

Unë jam në konflikt interesi përsa i përketë bonusit, jo përsa i përetë fëmijës së tretë. Ka njerëz që thonë që gjëja më e mirë për të udhëhequr është shembulli. Unë realisht besoj që familjet shqiptare janë në udhëkryq. E para janë në udhëkryq si çdo familje tjetër për shkak të presionit të kohëve që po ndryshojnë. Ne kemi humbur disa aspekte të çmuara të kohës familjare, të kohës së qëndrimit bashkë me familjen, edhe për shkak të hyrjes në shtëpi fillimisht të televizionit 24 orësh dhe pastaj të internetit dhe më vonë të smarfonëve. Dhe tashmë dihet është një klishe që në veçanti fëmijët adoleshentë janë më të dhënë pas smartfonëve dhe aplikacioneve të smartfonëve siç janë ato të rrjeteve sociale dhe shumë të tjera, sesa në ndërveprimin qoftë me bashkëmoshatarët e tyre e po kështu dhe me anëtarët e familjes. Pastaj presioni mbi anëtarët e familjës është më i madh se kaq.
Familja shqiptare ka nevojë urgjente për ndihmë. Sepse këtij presioni që e përjeton edhe një familje në Holandë apo Gjermani, i shtohet fakti familjeve shqiptare jo vetëm që nuk u jepet një ndihmë, i vihen mbi kurriz bara të pamerituara. Bara e parë e cila është shumëfishuar, është ankthi për të nesërmen për fëmijët, ankth që detyron shumë prindër me lotë në sy të pranojnë largimin e tyre në emigracion si zgjidhja e vetme për të ardhmen. Dhe siç e thatë, themeli i kësaj është paqendrueshmëria ekonomike e familjes shqiptare. Familja shqiptare për mua personalisht në rradhë ta përë dhe për forcën politike që drejtoj, për Partinë Demokratike është blloku ndërtues i shoqërisë. Në qoftë se shkatërrohet apo dobësohet, atëherë e gjithë shoqëria do të bjerë si një ngrehinë që nuk e mbajnë trarët.

Partia Demokratike mbetet një parti e djathtë që beson që qeveria duhet të jetë mjaftueshëm e fortë për të bërë detyrat e veta, por aspak më e madhe, sepse pjesa tjetër duhet mbushur nga individi, nga familja, nga sipërmarrja, nga shoqëria. Por ama në pikën ku kemi arritur, familja shqiptare ka nevojë jetike për dorën e shtetit. Ndaj në programin tonë kemi parashikuar ta shoqërojmë me politika që nga momenti i krijimit të familjes, e deri te momenti i daljes së produkti i dajes së familjes, të fëmijëve në jetë.

Në këtë rrugëtim ne kemi parashikuar dorën e shtetit, kur i thonë rolin udhëheqës të qeverisë së ardhshme që nga momenti i krijimit të bërthamës familjare duke adoptuar një model të subvencionimit 100% të interesave të huave, të kredive që marrin çiftet e reja për shtëpi, për 30 mijë çifte të reja. Dhe ky është një stimul i madh që e para e punës krijon një gjendje mendore, që shiko nuk jemi vetëm, shteti do bëj diçka që të na ndihmojë në këtë drejtim. Dhe të gjitha këto janë pjesë e Fondit për Mirëqenien e Familjes. E dyta është bonusi i bebeve që ka bërë namin këtë javë që shkoi, është një paketë që ndahet në dy pjesë. Për dy fëmijët e parë një vlerë prej afro 2 mijë eurosh dhe për fëmijën e tretë një vlerë prej 20 mijë eurosh. Qëllimi është padiskutim të largojë pesimizmin, mungesën e besimit, pasigurinë që karakterizon çiftet e reja” – tha Basha.

 

Kreu i PD, Lulzim Basha, foli edhe për qeverisjen 13 vjeçare të Ramës ku tha se një nga sukseset që ka është eksporti masiv i shqiptarëve jashtë vendit. Basha tha se nuk mund të jetë një kryeministër i pastër kur një pjesë të qeverisë e ka në burg dhe një pjesë e ka në arrati. Sipas tij, vendi është në një gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike.

 

“Në fakt dikush që merr përgjegjësi qeverisëse, nuk gjykohet nëse është i zoti të marrë pushtetin, ta mbaj pushtetin, me hile me dredhira, me patronazhistë, me blerje vote, me makinacione, me korrupsion. Ka arritur të korruptojë shefin e Kundërinteligjencës të Zyrës së FBI-së së New Yorkut. Por çfarë ka bërë për vendin. Dhe nëse shohim se çfarë ka bërë për vendin, suksesi më i madh i Edi Ramës, eksporti më i madh i Edi Ramës, janë shqiptarët. Zbrazja e vendit, largimi i shqiptarëve, mbjellja e pesimizmit, status quo gjithmonë dhe më e rënuar për familjet shqiptare, për prindërit shqiptarë, për sipërmarrjen shqiptare, këto janë të gjitha prodhime të tij. Se është e lehtë të thuash sot që gjysmën e kabinetit e ke në burg, një pjesë e ke në kërkim ndërkombëtar dhe unë jam dorëjashtë. A ka njeri ta besojë që ajo që provohet falë SPAK si qeveria më e korruptuar e 34 viteve, është e tillë me një kryeministër të ndershëm në krye? Pra me një analizë nuk do thoja shumë të thellë, por duke vënë pak trurin në punë, e kupton që jetëgjatësia e tij në pushtet nuk shoqërohet me një rekord të sukseshëm që t’i jepte atij staturën e një shtetari që ka bërë mirë për Shqipërinë. Shqipëria sot është në një gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike, është e përgjysmuar numerikisht krahasuar me kur mori pushtetin, kjo është një arsye pse mbahet prej kaq muajsh censusi sekret. Dhe këto janë rekorde jashtëzakonisht të rënda edhe për një kryeministër prej 3 vitesh dhe jo më për një kryeministër prej 12 vitesh” – shprehet Basha.

Basha, është shprehur se me ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka asnjë komunikim që prej shtatorit të vitit 2021, përveçse ndonjë mesazhë në raste të fatkeqësive familjare. Kreu i PD tha se koha ka treguar se nëse Berisha do të ndiqte këshillat e tij, do të ishte më mirë për vendin dhe për vetë ish-kryeministrin. Ai gjithashtu tha se Berisha në këtë stad ku është nuk ka çfarë jep më për Shqipërinë dhe shtoi se e sheh me keqardhje kur e sheh që flet nga ballkoni i shtëpisë së tij.

“Në këtë pikë jemi shumica dërrmuese në një mendje. Sa më shumë merremi me këtë çështje, aq më pak merremi me detyrën tonë para qytetarëve, që është edhe denoncimi i keqqeverisjes, edhe shpalosja e alternativës. Ndaj kemi vendosur t’i japim fund kësaj telenovele. Shqiptarët e dinë sa e korrupsuar është kjo qeveri. E dinë që kanë futur edhe kriminelë në radhët e saj për të marrë e mbajtur pushtetin. T’u japim shqiptarëve rrugët e daljes nga kjo gjendje. PD-së i lind detyra që të japë ofertën për ndryshim. Një ofertë sa thelbësore, por edhe një rrugë të besueshme për ta zbatuar këtë aferë. Nuk më vjen mirë që ta shoh Berishën në këtë pozitë. Më vjen keq. Në fund të fundit është një njeri që në 34 vite të tranzicionit shqiptar ka bërë jo pak për vendin.
Sigurisht ka drit’hijet e tij, por nuk mund t’i mohoen as gjërat pozitive që ka bërë. Më vjen edhe më keq kur tashmë është e qartë, që po të kishte ndjekur këshillat e mia do të ishte më mirë për Shqipërinë, për Partinë Demokratike, por dhe për atë vet dhe familjen e tij. Është këshilluar keq dhe e vetmja gjë që mund të them sot është që në këtë pozitë ku është nuk ka çfarë të jap më as për Partinë Demokratike, as për vendin. Në 9 shtator të 2021 kam komunikuar për herë të fundit me të”- tha Basha.

 

Më tej Basha është shprehur se Partia Demokratike në 2025-ën kërkon të sjellë një ndryshim real, jo thjesht rotacion. Duke komentuar punën e SPAK, kreu i PD tha se ky institucion ndodhet në syrin e ciklonit dhe meriton mbështetje, duke iu referuar nismave të PD për t’i ardhur në ndihmë prokurorisë speciale përmes amendamenteve të prezantuara në parlament.

“Në 2025-ën synimi jonë është jo thjesht rotacioni, por ndryshimi politik për vendin. Një qeveri e re, me një plan të qartë, ekonomik në rradhë të parë dhe për të trajtuar problemet që shqiptarët sot i shqetësojnë më shumë. Siç e thash familjet shqiptare, e ardhmja e rinisë shqiptare, shkollimi me qëllim punësimin e rinisë shqiptare me rroga dinjitoze në vendin e tyre, si kura e vetme për t’i dhënë fund shpopullimit dhe largimit të të rinjve. Pra, një program esencialisht i bazuar në nevojat e shqiptarëve.”- Tha Basha mbi ofertën e PD.

sipas tij, partitë politike duhet të qëndrojnë larg drejtësisë dhe të japin mbështetje të plotë për sistemin gjyqësor. Basha tha gjithashtu se amendamentet e PD për SPAK nuk janë marrë parasysh në Kuvend, pasi sipas tij, ka një vullnet të mbrapsht për të frenuar punën e këtij institucioni.

“SPAK është në syrin e ciklonit edhe për faktin se ka filluar të punojë dhe të japë rezultat dhe për këtë meriton mbështetje. Sigurisht nuk ka kartabianka për askënd, pritshmëritë janë të larta dhe kjo ndonjëherë kthehet në një kurth. Sepse arritje të mira por jo në lartësinë e pritshmërive mund të jenë të pamjaftueshme për të frenuar zhgënjimin popullor.
SPAK është akoma në gjykimin e qytetarëve. Gëzon mbështetjen e tyre dhe duhet të gëzojë mbështetjen e tyre. Për ne si PD e rëndësishme është që SPAK t’i jepet mbështetje totale politike. Politika duhet të qëndrojë larg drejtësisë. Legjislativi ka për detyrë që ta mbështesë SPAK, GJKKO dhe BKH me gjithçka që kërkohet. Kjo është arsyeja që kemi çuan në Parlament propozimet tona. Por duket se nuk ka vullnet për të ndihmuar SPAK, por ka një vullnet të mbrapsht për ta frenduar SPAK. Kjo do të ishte me pasoja për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha Basha.

Kryedemokrati dha disa komente jo vetëm për aktualitetin politik, por edhe për jetën e tij personale. I pyetur për njohjen me bashkësorten e tij Aurela, ai u shpreh se njiheshin prej kohës së gjimnazit, ndërsa marrëdhënia e tyre u konsolidua gjatë studimeve në Holandë, për të kulmuar me martesën në vitin 2004.

“Ne kemi qenë në të njëjtin gjimnaz bashkë, pavarësisht se marrëdhënia është konsoliduar gjatë kohës që ishim në studime. Gjatë kohës kur ishim të dy së bashku në universitet, në të njëjtin universitet. Por fakti që njiheshim më përpara, kishim një miqësi dhe dua ta them hapur këtë, mendoj që ndihmojnë dhënien shtat të një marrëdhënie që ishte tashmë miqësore dhe serioze dhe më pas në një marrëdhënie të qëndrueshme për të gjithë jetën. Kemi kaluar shumë kohë të mira së bashku edhe para se të lidheshim së bashku, dhe kemi kulmuar në martesën tonë në 2004-ën, 20 vite më parë”- tha Basha.