Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të disa fragmenteve të intervistës së ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia për emision Report të Rai 3, e cila pritet të transmetohet në mbrëmje nga media italiane, në të cilën deklaron se ka parë kryeministrin Rama duke zhvilluar takime me boss të krimit të organizuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, PD ka postuar foton e artikullit të gazetës “Il Fatto” dhe shkruan: Ja një shembull pse Shqipëria meriton më shumë se Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar!