Basha publikon programin e PD për artin, kulturën dhe sportin. Në videon e shkëputur nga Kuvendi Progamor i PD, Taulanda Jupi, Eralda Tase, Azgan Haklaj dhe Gent Muça, zbardhën zotimet e PD për këto sektorë, të cilat disa prej tyre janë rritja e buxhetit për për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë e Kulturës në masën 50 milion €. Gjithashtu një angazhim tjetër do të jetë edhe rivitalizimi i Qendrave të Artit për Fëmijë dhe të Rinj në 61 bashki të vendit.
Propozimet e PD:
– Partia Demokratike angazhohet për rritjen progresive të buxhetit për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë e Kulturës në masën 50 milion €.
– 0% taksë për individin krijues, për të nxitur krijimtarinë në sektor të industrisë kreative.
– RINFOND – do të jetë fondi prej 1 MILION i dedikuar për artistët e rinj në të gjitha fushat e krijimtarisë sepse të rinjtë tanë meritojnë më shumë, ata duhet të shkëlqejnë me artin dhe talentin e tyre në Shqipëri.
– Partia Demokratike angazhohet se do të rrisë në masën 5MILION € buxhetin për KINEMATOGRAFINË duke synuar me këtë Prodhimin Promovimin dhe Distribuimin e produktit kinematografik shqiptar.
– Krijojmë për herë të parë mekanizmin e rimbursimit për të gjithë investitorët e huaj në kinematografi në masën 35% (mekanizmi i njohur si Tax Credit ose Tax Rebate)
– Përmes Strategjisë Kombëtare për zbatimin e “Ligjit për të Drejtën e Autorit” 10 fishojmë të ardhurat që gjenerohen nga industria kreative të lidhura me të drejtën e autorit nga 0.7 mln € që është sot synojmë 7 milionë €
– Rivitalizimin e Qendrave të Artit për Fëmijë dhe të Rinj në 61 Bashki, gjithashtu në ngritjen dhe themelimin e institucioneve të reja si më poshtë:
✓ Qendra Kombëtare të Artit Bashkëkohor (QKAB)
✓ Qendra Kombëtare e Artit Shqiptar
✓ Fondacioni për Letërsinë Shqipe
✓ Fondit per Kreditim ne Kulturë
✓ Agjensia e Librit Shqip
✓ Teatër i ri për artistët e rinj të arteve të performuara
✓ Teatri Alternativ
✓ Galeria Impresionizmit Shqiptar “Vangjush Mio”Do të fitojnë statusin e Teatrit Kombëtar teatrot :
✓ Teatri “Migjeni” Shkodër,
✓ Teatri “Andon Zako Çajupi” Korçë
✓ Teatri “Petro Marko” Vlorë.
– Kultura është pasqyra shpirtërore dhe evolutive e çdo shoqërie. Investimi për sigurimin e vazhdimësisë dhe rijetësimin e gjithë sferës së kulturës, artit, trashëgimisë dhe gjuhës shqipe është mbi të gjitha një nevojë jetike dhe një detyrë qytetare e cila është reflektuar si një nga angazhimet kryesore që Partia Demokratike do të çojë përpara.
– Ne do të sigurojmë hartimin e një mjedisi ligjor që garanton zbatimin e këtij programi për reformim funksional dhe logjik të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore duke specifikuar këtu rishikimin dhe hartimin e tyre në përputhje me standardet evropiane të të gjithë spektrit të paketave ligjore.
– Partia Demokratike angazhohet për të krijuar “Ligjin e ri për Artin, Kulturën dhe Krijimtarinë” i cili reflekton një kuadër të plotë ligjor, duke nisur me rikonceptimin, rithemelimin apo shndërrimin e statuseve të institucioneve të artit dhe kulturës në nivel qendror e lokal, e që gjithashtu rregullon marrëdhëniet e infrastrukturës dhe faktorëve të tjerë të industrisë kreative publike apo private.
– Partia Demokratike angazhohet për të krijuar “Ligjin për Sponsorizimet dhe Nxitësit Fiskalë”, plotësimin e tij me kornizën e duhur ligjore për ta bërë më fleksibël dhe funksional duke pasur si qellim forcimin, fuqizimin dhe çlirimin e tregut të artit dhe kulturës si dhe nxitjen e filantropisë.
– Partia Demokratike angazhohet për të krijuar “Ligjin për Kinematografinë” duke krijuar mundësi të reja përmes politikave dinamike të cilat do të stimulojnë sektorin kinematografik për bashkëprodhim me kompani të huaja, me fokus në fuqizimin e sektorit vendas dhe atë kombëtar në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
– Programi per sportin parashikon rishikimin e ligjit te sponsorizimit.
– Aplikueshmeria e ktij ligji do kishte impakt te menjehershem në:
1. rritjen e buxhetit per sportin
2. Ndertimin e terreneve te reja sportive
3. Restaurimin e infrasktruktures aktuale sportive
– PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPERISE angazhohet ne rikthimin e dinjitetit te sportistit ku klubet sportive te mbajtura peng nga ligji aktual i sportit edhe pse me status kampioni KOMBETAR jo vetem paguhen me rroga qesharake por trajtohen sikur te ishin militant partie dhe i kan shnderruar keto klube ne zgjatime te partisë ne pushtet. Ky do ishte dhe hapi i pare drejt privatizimit te Klubeve.
– Partia Demokratike merr persiper angazhimin e 1500 Trainereve te rinj ne arsimin parauniversitar , per ti dhene mundesine te rinjve te ndjekin endrrat e tyre pa u privuar nga kosto e lart ,ku sot cdo familje paguan mesatarisht 1500-2000€ ne vit.
Postimi i plotë i Bashës:
https://www.facebook.com/share/v/jsBkTimgMDpWLaZE/?
Shqipëria meriton më shumë!
Taulanda Jupi, Eralda Tase, Azgan Haklaj dhe Gent Muça shpalosën propozimet ambicioze për energjizim dhe rikonceptim tërësor për:
ARTIN, KULTURËN dhe SPORTIN